LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dëmshpërblimi i ish-të përndjekurve dhe pronarëve/ Ahmetaj jep lajmin e mirë

11 Shtator 2018, 09:51, Aktualitet CNA
Dëmshpërblimi i ish-të përndjekurve dhe pronarëve/

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj bëri të ditur se sot se fatura e ish-të përndjekurve dhe ish-pronarëve do u kushtojë shqiptarëve në total rreth 2 miliardë dollarë për të paguar deri në 15 vitet e ardhshme.

Ahmetaj, gjatë prezantimit në Komisionin e Ekonomisë të projektligjit të ri për ish-të përndjekurit u shpreh se me 262 subjektet e radhës të këstit të nëntë, ku është edhe emri i Sherif Merdanit, mbyllet kësti i nëntë.

Por sipas tij, mbeten shumë dosje nga trashëgimtarët që presin dëmshpërblim dhe sipas ligjit aktual fatura shkon deri në 500 mln dollarë. Ai theksoi se deri tani nga të gjitha qeveritë janë paguar në total gati 250 mln dollarë, 178 për pagesat dhe për strehimin 20-25 milionë dollarë për familjet e reja në gati 10 vite. Ahmetaj u shpreh se qeveria Rama në mandatin e parë akordoi 70 mln dollarë për këtë kategori.

Lajmet e fundit nga