LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Big Brother në sallat e parlamentit/ Ja nga çfarë janë trembur deputetët

11 Shtator 2018, 17:13, Aktualitet CNA
Big Brother në sallat e parlamentit/ Ja nga çfarë janë

Sallat ku zhvillohen mbledhjet e komisioneve parlamentare kanë marrë një pamje të re jo vetëm prej lyerjes, por edhe  prej sistemit të ri elektronik të kamerave dhe mikrofonëve që është instaluar.

Kjo gjë nuk është pritur edhe aq mirë nga deputetët, madje disa prej tyre janë shprehur edhe të shqetësuar.

Deputeti Ilir Beqaj ka thënë se vendosja e tyre do të sjellë një lloj Big Brother-i, çka sipas tij sjell transmetimin në zyrat qëndrore edhe të bisedave që nuk janë në funksion të punës së Kuvendit.

Kurse Eduart Shalsi është shprehur se nuk kishte informacion për mënyrën e funksionimit të sistemit.

Më tej ai ka thënë se deputetëve do u jepet mundësia të paraqesin edhe shqetësimet e tyre./ CNA.al

Lajmet e fundit nga