Aktualitet
“Ata janë bërë milionerë”/ Kolaudimi makinave në Elbasan, vatër korrupsioni

Pika e kontrollit fizik të automjeteve, tek e cila kryhen kontrollet vjetore të makinave në Elbasan është kthyer prej kohësh në vatër korrupsioni. Mjafton të shkosh dhe shikosh, mjafton të bisedosh me qytetarët që mbajnë radhët e gjata dhe do bindesh se atje nuk kalon makinë pa dhënë lekë nën dorë.
Një shofer taksie u shpreh për CNA.al se ” dje kam kryer kontrollin dhe veç radhës dhashë edhe 20 mijë lekë. Ata nuk të qasin pa dhënë lekë, ndryshe do të nxjerrin ndonjë kleçke kot fare dhe do të kthejnë për nesër, pasnesër. Ndaj paguaj dhe je në rregull. Por kjo ndodh me çdo shofer. Imagjino dhe llogarit sa para mblidhen në fund të ditës. Ata janë bërë milionerë”.
Raste të tilla shoferët dhe qytetarët i kanë denoncuar edhe në organet kompetente, por duket se lidhjet korruptive janë shtrirë dhe kanë molepsur edhe ato.
Pikat e kolaudimit të makinave në rrethe janë kthyer sot në ferr për çdo qytetar që posedon makinë, ndërsa organet kompetente si policia, gjykata dhe prokuroria janë bërë prej kohësh ortake në korrupsion me agallaret e kolaudimit. Pasojat i vuajnë vetem xhepat e qytetarëve./ CNA.al


Skënder Gega përcolli optimizëm në konferencën për shtyp para ndeshjes me Flamurtarin. Trajneri i të kuqve pret reagimin e skuadrës me fitore ndaj vlonjatëve.
Si është situata pas humbjes në Laç?
Mbas një humbjeje me sa shoh është rritur interesimi e medieve. Është rrugë e gjatë, nuk e kemi të garantuar se nuk thyemi, por është diçka që ka kaluar.
Ju zhgënjeu humbja?
Kështu është futbolli. Çdo gjë ka një arsye. Rëndësi ka që ne jemi të fokusuar dhe kemi nxjerrë edhe mësimet pas humbjes.
Ç’mund të thoni tani për atë gabim të arbitrit?
Kam lexuar, jetojmë në një vend të vogël, ku ka ndikime. Nuk duhet të abuzohet me fjalën e trajnerit, nuk kam thënë vdiq futbolli. Nuk kam për të ndryshuar, në çdo lloj pozicioni që të jem. Nuk i kemi borxh njeriut, kemi zgjedhur një formë të punës që të bashkëpunojmë mes njëri-tjetrit.
Gjendja që po kalon Flamurtari ua bën më të lehtë…
Çdo ndeshje e lehtë merret vesh pas 90-minutëshit. Flamurtari është klub shumë i mirë, pavarësisht problemeve, ka cilësi. Ne jemi në gjendje optimale, përveç Hysenajt që nuk është ingranuar akoma me ekipi si prurje e re. Do të dalim të fortë.
Si është përgjigjur skuadra pas humbjes në Laç?
Përgjigja qe e mirë, pasqyra ishte diçka tjetër. Ekipi punon, jam me fat që punoj me këtë grup sepse e njohin përgjegjësinë. Jemi munduar të kritikojmë, të shikojmë ku nuk funksionoi.
Partizani kishte mundësinë të merrte arratinë…
Kur ka filluar kampionati nuk kemi qenë qenë 7 apo 8 pikë larg rivalëve. Rëndësi ka që djemtë po mundohen. Nuk ka kurrfarë presioni nga unë dhe presidenti.
A ka një vetëkënaqësi te Partizani?
Të jem i sinqertë, në Laç shkuam me shumë besim. Gjatë 90 minuta ka episode, edhe në derbi ka pasur një pjesë “jo”, megjithatë e rëndësishme është t’ia dalim. S’ka 90 minuta perfekte.
Partizani nuk i ka zhvilluar ende ndeshjet me rivalet e forta…
As Teuta dhe Kukësi nuk kanë luajtur ende kundër nesh. Edhe ata kanë ndeshje me ne, kështu që jemi gati.
Gjici ka thënë se Partizani merret vetëm me Kukësin…
Asnjëherë nuk jemi marrë me ta, asnjë futbollist. Nuk kam asnjë koment. Jam në fokus te Partizani, kjo është familja ime.
Ibrahimi dhe Idrizi në krahun e djathtë, mund të funksionojë?
Ishte një zgjidhje, sepse nuk donim që Atanda të dilte përpara. Ndonjëherë do të fillohet me Idrizin ose me Ibrahimin. Jo çdo ndryshim që bëjmë i merr frytet menjëherë. Ka qëlluar që ndërrimet kanë pasur efekt, ose jo. Rëndësi ka që të bëjmë progres, jo regres.

Të mërkurën në Tiranë do të mbërrijë një delegacion i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian. Një tur në Tiranë dhe më tej në Shkup, në një axhendë të paracaktuar prej muajit nëntor. Por ky delegacion tashmë e gjen Tiranën zyrtare në një situatë të trazuar politike, ku diskutimet nuk do të përjashtojnë krizën politike dhe ndikimin në procesin integrues të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Delegacioni përbëhet nga deputetë të grupimeve të ndryshme politike të Parlamentit Europian, të cilit do të takojnë kryeministrin Edi Rama, ministrin e Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, si dhe liderët e opozitës, kryedemokratin Lulzim Basha, dhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi.-shkruan Shqiptarja.com.
Gjithashtu, delegacioni do të takohet me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, si dhe dy përfaqësues të shoqërisë civile.
Opozita shqiptare ka shkuar drejt venidmin për djegien e mandateve, ndërsa nga ndërkombëtarët janë bërë thirrje të shumta dhe të ashpra për tërheqje, si vendim ekstrem që cënon jo vetmë demokracinë e vendit por mbi të gjitha procesin e integrimit evropian.

Grupet parlamentare të opozitës, depozituan në datë 29 janar një kallëzim penal për Kryeprokuroren e Përkohshme Arta Marku dhe i kërkuan KLP-së shkarkimin e saj, për shkelje ligjore sipas tyre në zgjedhjen e Bujar Sheshit anëtar të KLP-së, i cili ka rezultuar se ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.
Por, sot Këshilli i Lartë i Prokurorisë duke ju përgjigjigjur këskesës së partive opozitare PD-LSI, u deklarua se ky vendim nuk është në kompetencat e tij.
Ndërkohë, në një pronocim për mediat pas përfundimit të mbledhjes, kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi është “zënë ngushtë” nga gazetarja Klodiana Lala, e cila e pyeti disa herë se nëse jo KLP-ja, kush është institucioni kompetent për shkarkimin e Kryeprokurores së Përkohme.
Por, Ibrahimi është justifikuar duke thënë se shkresa do të publikohet nesër. Edhe pas insistimit disa herë nga gazetarja, sërish Ibrahimi nuk ka kthyer përgjigje./ CNA.al
-
Kuriozitete58 mins ago
Mund t’ju duket e çuditshme, por ja 8 gjërat që pamja e jashtme thotë për ju!
-
Life Style58 mins ago
Këto janë kombinimet e shenjave të horoskopit që nuk funksionojnë si çift
-
Kuriozitete1 hour ago
Kur ujëvara “merr” flakë, ky është fenomeni i mahnitshëm që po i lë turistët pa fjalë
-
Life Style3 hours ago
Bixhoz me dashurinë/ Shivai ndalon martesën dhe shpëton Anikën, ja ç’do ndodhë sot
-
Life Style3 hours ago
Arzu shpëton Melisën dhe e lë Xhenetin të vdesë, ja ç’do ndodhë sot
-
Aktualitet22 hours ago
Trendi më i ri, çantat e vogla po bëjnë namin
-
Aktualitet23 hours ago
Maskat/Mënyra më e mirë për t’i dhënë jetë dhe shkëlqim lëkurës
-
Aktualitet24 hours ago
Drejtuesit ekzekutivë e kanë filluar karrierën e tyre si bashkëpunëtorë/Ja arsyeja pse