LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vettingu në politikë kthen opozitën në Kuvend/ Zbardhen katër ekipet e ngritura nga Basha

10 Shtator 2018, 18:56, Aktualitet CNA
Vettingu në politikë kthen opozitën në Kuvend/ Zbardhen

Opozita ka bërë gati katër grupet e punës për platformën e çlirimit të qeverisjes nga krimi, të cilët do të mblidhen ditën e nesërme në Kryesinë e Kuvendit.

Kjo është hera e parë që PD do ti drejtohet dyerve të Kuvendit, që pas nisjes së sesionit të ri parlamentar, shkruan Balkanweb.

Kordinatorët e grupeve të opozitës do të jenë si më poshtë

1 ? Ervin Salianji, kordinator për ?Dekriminalizimin e plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin.?

2 ? Enkelejd Alibeaj, kordinator për ?Çlirimin e drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin?

3 ? Luan Rama, kordinator për ?Zgjedhjet e lira, të ndershme e demokratike, ku qytetarët të jenë ata që vendosin?

4 ? Jorida Tabaku, kordinator për ?Një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve?.

Ndërkohë më herët gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, kreu i opozitë, Lulzim Basha, e vuri theksin tek pastrimi i politikës nga deputetët dhe zyrtarët e lartë të lidhur me krimin.

Ndër të tjera Basha shtoi se ka marrë shumë mesazhe mbështetjeje, për ti shkuar deri në fund këtij procesi.

?Kemi mbështetjen e shoqërisë. Shqiptarët kërkojnë ndarjen përfundimtare të politikës nga krimi.?-u shpreh Basha në mbledhjen e Grupit Parlamentar. /CNA.al

Lajmet e fundit nga