LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përgjigja e BE për Teatrin/ Zbulohet gënjeshtra e Qeverisë

10 Shtator 2018, 17:52, Aktualitet CNA
Përgjigja e BE për Teatrin/ Zbulohet gënjeshtra e Qeverisë

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas letrës së BE dërguar qeverisë shqiptare, për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili është shprehur se BE foli qartë, duke thënë që në garë duhet të marrin pjesë të gjithë firmat e interesuara, duke zbuluar kështu gënjeshtrën e qeverisë

Ndër të tjera deputeti socialist ka shkruar: ?Ligji për Teatrin ka rënë, të rroni vetë !! Ngushëllime bashkisë dhe qeverisë?.

Postimi i plotë

BE foli,Ligji i Teatrit ra!! Ngushellime Bashkise dhe Qeverise!!!

Ligji i teatrit ra.Po ra fare fare.
Sepse edhe ligj special per vetem nje firme te vetme sic bene keta hajdutet e qeverise e te bashkise edhe gare te hapur per te gjithe firmat e interesuara sic thote BE ne letren per teatrin kane aq lidhje sa nata dhe dita.

Keta azganet u gafurrën si gjeli ne pleh dhe tunden dynjane qe do te rrezonin dekretin e presidentit sa te hapej parlamenti,bile bashkia ne histeri e siper tha:” duroni dhe 40 dite”.Ndersa tani BE na tregon qe keta po vete qeveri e bashki qenkan gati ta ndryshojne?!

Edhe jargaviten e genjejne e thone na dha te drejte BE pastaj.
Po a kane turp,apo e kane zanat ta hane turpin me buke boll qe ta rjepin teatrin dhe milionat.
Mbylleni gojen se jua shpifet te gjitheve.
Ligji i teatrit ra,te rroni vete!!
Ngushellime bashkise dhe qeverise!! /CNA.al

Lajmet e fundit nga