LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Oficeri plas bombën/ Ja si po e mbron Qeveria kokën e bandës malazeze në Shkodër

10 Shtator 2018, 16:19, Aktualitet CNA
Oficeri plas bombën/ Ja si po e mbron Qeveria kokën e bandës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale denoncimin e një oficeri të policisë së Shkodrës.

Sipas denocimit të oficerit të policisë, Erogen Vaso Brajevic, i cili është i kërkuar për vrasje po mbrohet nga qeveria në Shqipëri.

?Jam një oficer policie në Shkodër dhe dua të them se Erogen Vaso Brajevic, që u arrestua është i kërkuar në Malin e Zi, por nuk e publikon kurrkush sepse ka përkrahje nga shteti?.

Oficeri më tej ka treguar se kjo çështje  i ka kaluar Prokurorisë, e cila në bashkëpunin me drejtorin e ZVRPP Shkodër, Zamir Lekaj i kanë marrë një pronë një personi këtu në Shkodër me dokumenta fallco duke pasur lidhje të forta me deputetë e ministra.

Gjithashtu në denocimin e tij, ai shkruan se nuk duhen pritur 30 ditë që të mblidhen prova kundër Brajevic sepse ai kërkohet nga drejtësia malaze dhe se të gjitha mediat në Mal të Zi kanë shkruar se ai është koka e një bande shumë të rrezikshme.

Kujtojmë se Erogen Vaso Brajevic u arrestua në Shkodër pas një aksioni të FSHF-së.

Postimi i plotë

Erogen Vaso Brajevic i kerkuar per vrasje por mbrohet nga qeveria ne Shqiperi!

Lexoni mesazhin dhe shikoni lajmin qe dergon oficeri dixhital. Sb”Pershendetje Doktor jam nji oficer policijet ktu nshkoder mfal se po tbezdisi po deshta me than per kyt erogen brajoviq qe kan arrestu ky asht i kerkum edhe prej malit tzi e nuk e publikon kerkush nga perkrahja qe ka nga shteti ky ka emrin npolici qe i kan ba kallzime ne policin shkoder e çeshtja i ka kalu prokuroris se nbashkpunin me drejtorin e zvrpp Shkoder Zamir Lekaj i kan marr nji prone nji personit ktu ne shkoder me dokumentacione fallco tu pas lidhje tforta me depute e ministra . Ky ska nevoje me prit 30 dit per prova qe ku e kerkon mali zi tan gazetat malazeze shkruj per te si kryetar bandet. Ju lutem anonim se kena fmi me rrit e kta te hekun prej punet”./CNA.al

Lajmet e fundit nga