LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mish pa vulë nga Maqedonia/ Zbulohet skema e kontrabandistëve

10 Shtator 2018, 20:03, Aktualitet CNA
Mish pa vulë nga Maqedonia/ Zbulohet skema e kontrabandistëve

Emisioni investigativ Fiks Fare ka zbuluar skandalin në tregun e bagëtive. Viçat të cilët vijnë nga Maqedonia në Shqipëri, futen kontrabandë dhe janë të pajisur me dokumenta fallco.

Kryesisht furgonat që transportojnë viçat kontrabandë, futen nga Prespa dhe shiten si mish BIO.

Gjatë bisedës me dy tregtarë në Tetovë, gazetarët e Fiks Fare zbuluan edhe mënyrën sesi përgatiteshin dokumentat fallco, për viçat e pavaksinuar.

Pagesa për të siguruar dokumentat fallco ishte 15 euro për krerë.

Njëri nga tregtarët i ka thënë gazetarëve, se certifikatat përgatiten nga veterineri, ndërsa në Shqipëri askush stë ndalon.

Më tej tregtari ka shtuar, se çdo gjë ilegale e kthen në legale dhe se ka marrëdhënie të mira me të gjithë tregtarët e mishit në Shqipëri.

Lajmet e fundit nga