LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E rëndë/ Vetëvritet i mituri

10 Shtator 2018, 16:13, Aktualitet CNA
E rëndë/ Vetëvritet i mituri

Një ngjarje e rëndë ëstë regjistruar pak orë më parë në fshatin Fitore në Vlorë.

Dyshohet se një 13 vjeçar me iniciale M.A është vetëvrarë aksidentalisht me pistoletë.

Mësohet se në momentin e ngjarjes, i mituri ka qenë duke luajtur tek një godinë aty pranë.

Hetuesit ndërkohë po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Komunikata e plotë

Vlorë

Informacion paraprak

Më datë 10.09.2018, rreth orës 16:40, në fshatin Fitore, Vlorë, dyshohet se është vetvrarë aksidentalisht me armë zjarri një djalë i mitur me gjeneralitetet M.A., 13 vjeç.

Në momentin e ngjarjes, fëmija ka qenë vetëm duke luajtur në një godinë ngjitur me banesën, ky dyshohet se është vetëvrarë aksidentalisht me armë zjarri tip Pistoletë TT.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./CNA.al

Lajmet e fundit nga