LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dasma e tyre kushtoi 1 milion euro/ Por shifrat nga reklamat janë marramendëse

10 Shtator 2018, 21:15, Aktualitet CNA
Dasma e tyre kushtoi 1 milion euro/ Por shifrat nga reklamat janë

Blogerja e njohur Chiarra Ferragni dhe reperi italian Fedez kanë realizuar një dasëm madhështore e cila u shfaq menjëherë në rrjetet sociale.

Një nga emisionet më të ndjekura të mëngjesit në Itali, ?Mattino Cinque? ka bërë disa llogari të vogla dhe dasma më e folur e vitit ka kushtuar rreth 1 milion euro. Një shifër kjo ?e papërfillshme? krahasuar me vlerën komerciale falë dhjetëra reklamave dhe numrit të lartë të shikuesve që ndoqën një ndër eventet më të përfolura në Noto, provincë e Siracusa-s.

Në qoftë se në Siçili kishte vetëm 150 mysafirë, sytë që ndoqën ?live? momentet më të bukura për reperin dhe Chiaran ishin shumë më tepër.

Të dy bashkë në fakt kanë 21 milionë ndjekës në Instagram. Gjatë momentit të ceremonisë kur ata i thanë ?Po? njëri-tjetrit, shikimet kanë arritur në 3.5 milionë. Ndërsa videot e postuara nga çifti janë parë nga më shumë se 15 milionë ndjekës. Këto shifra ndryshe mund të përkthehen në të ardhura falë reklamave dhe publikimit të markave të ndryshme, të cilat i kanë çuar përfitimet deri në 20 milionë euro.

 

Lajmet e fundit nga