Connect with Us

Ligji për Teatrin/ BE “shuplakë” Metës dhe Bashës

Aktualitet

Ligji për Teatrin/ BE “shuplakë” Metës dhe Bashës

Publikuar

-

Ligji për shembjen e Tetarit Kombëtar, për të cilin u tha nga ana e opozitës se shkelte marrëveshjen e Atabilizim-Asociimit, ka sjellë reagimin e Bashkimit Europian.

Nëpërmjet një letre dërguar qeverisë shqiptare, shefja e Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Michela Matuella shkruan se ky ligj i qeverisë nuk shkel marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, por i sugjeron qeverisë që të ftojë edhe aktorë të tjerë të interesuar në garë.

“Artikulli 74(3) i MSA-së i referohet dhënies së aksesit të barabartë kompanive private që duan të lidhin kontrata, duke u bazuar në Ligjin Shqiptar mbi Prokurimet Publike dhe jo mbi acquis-të e Bashkimit Europian. Ndonëse, në këtë pikë nuk vërejmë asnjë shkelje të MSA-së, Komisioni Europian mirëpret vullnetin e autoriteteve Shqiptare për ta amenduar Ligjin Special, me qëllim hapjen e garës për projektin e Teatrit Kombëtar, në mënyrë që çdo kompani private të mund të aplikojë një propozim për projektin”, thuhet ndër të tjera në letrën e Komisionit Europian.

Nëpërmjet kësaj letre, BE hedh poshtë pretendimet e opozitës me në krye Bashën, duke i hapur rrugë rishqyrtimit në Parlament të ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një tjetër godine, i cili nuk u dekretua nga presidenti Ilir Meta me të njëjtat pretendime. /CNA.al

Letra e BE për qeverinë

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Termet i forte ne Korçë

Publikuar

-

Nga

Shkundet Maqedonia nga dy tërmete/ Lëkundjet ndjehen edhe në Tiranë

Nje termet i forte ka goditur sot ne mbremje Korcen. Epiqendra e tij ka qene ne Kostur te Greqise

Nuk raportohet per deme ne njerez. Forca goditese e termetit ka qene 4.7 balle e shkalles rihter. / cna.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Tërmet i fortë në Greqi/ Shkundet edhe Korça

Publikuar

-

Nga

Tjetër tërmet shkund Greqinë/ Lëkundjen ndjehen në Korçë dhe Tiranë

Një tërmet i fortë ka shkundur mesnatën e sotme Greqinë.
Mesohet se tërmeti kam pasur epiqendër Kosturin ndërsa lëkundjet e forta janë ndjerë edhe në Korçë dhe zonat përreth.
Magnituda e tërmetit ka qenë 5.2 ballë.

Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar dhe dëme materiale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ankimimi për zgjedhjet/ Paloka: Skam besim te institucionet

Publikuar

-

Nga

Ankimimi për zgjedhjet/ Paloka: Skam besim te institucionet

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, është mosbesues ndaj institucioneve që do të shqyrtojnë dosjet e ankimimit që demokratët bënë për zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, Paloka tha: “Unë nuk kam asnjë besim të jem i sinqertë. U vunë në provë, pati disa procese edhe gjatë fushatës, edhe gjate zgjedhjeve u vu në provë edhe Kas-i edhe Kolegji Zgjedhor. Edhe pse ne kemi vendosur ti shkojmë deri ne fund këtij procesi, unë personalisht nuk kam asnjë besim që këta do të marrin vendime kundër Edi Ramës. Në PD, pavarësisht kanë apo nuk kanë besim, ne kemi vendosur ti shkojmë deri në fund të gjitha hapave“.

Numri dy i Partisë Demokratike ndau mungesë besimi edhe ndaj institucioneve të drejtësisë, përfshirë dhe SPAK.

“Ne paditë tona i kemi bërë që gati një muaj para zgjedhjeve. Të paktën disa prej padive dhe nuk kemi dijeni dhe jam i bindur që s’ ka pasur asnjë reagim qoftë nga SPAK, qoftë nga Prokuroria. Dosjet e famshme 339 dhe 184, në atë kohë ne bëmë të njëjtat denoncime. Prokuroria u fut në veprim. Këtë herë as SPAK dhe as Prokuroria nuk kanë vepruar, pra u bënë në një farë mënyre pjesë e këtij manipulimi gjigand“, u shpreh ai.

Për nënkryetarin e PD-së, ftesa e kryeministrit Rama për bashkëpunim me PD, i faturohet frikës që ky i fundit ka nga manipulimi i zgjedhjeve të 25 prillit.

LEXO EDHE:  Hetimet mbi lobimin rus të Bashës/ Mbërrijnë dy letër porosi në Prokurori

LEXO EDHE:  Basha shiti mandatet/ Shpërthejnë akuzat në qarqe

“Vetëm në këto momente ai po rri urtë, po rri i qetë, sepse e di që ka vjedhur dhe ka manipuluar më shumë se sa duhet. Vetëm një gjë e mban Ramën, frika. Harroja ndershmërinë, këto deklaratat që bën tani vetëm frika mund ta mbajë atë njeri urtë. Ai në këto momente ka frikë mos gjithë ky manipulim që ka bërë…kur e di që shumica e njerëzve të urrejnë nuk mund të reagosh njësoj. Por të jeni të bindur që arroganca vetëm do të rritet”, deklaroi ai.

Sipas Palokës, edhe nisma për shkarkimin e Presidentit Meta është pjesë e lojës për të hequr vëmendjen nga manipulimi i zgjedhjeve.

“E gjithë kjo është një lojë që bëhët pjesë e gjithë kësaj loje për të hequr vëmendjen nga manipulimi i zgjedhjeve dhe sigurisht tentativë e Ramës për të marrë dhe institucionin e fundit që ka mbetur pa marrë në dorë. Është akt antikushtetues dhe tipik për Ramën. Kur thashë arroganca e Ramës do rritet kjo është një nga provat“, tha Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE