LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident në aksin Lezhë-Milot/ Të plagosurit me urgjencë drejt spitalit  

10 Shtator 2018, 12:48, Aktualitet CNA
Aksident në aksin Lezhë-Milot/ Të plagosurit me urgjencë

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Policia bën të ditur se aksidenti ndodhi rreth orës 11:30, në vendin e quajtur në Markatomaj, ku janë përplasur mjeti tip Benz me drejtues shtetasin S.Gj. me mjetin Opel me drejtues shtetasin Z.D., ku pas përplasjes mjeti tip Benz ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar shtetasit O.L. banues Lezhë dhe shtetasi Gj.L. banues në Lezhë, që ndodheshin në mjetin tip Benz, të cilët janë derguar në Spitalin Rajonal Lezhë, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në mjetin tip Opel nuk ka të lënduar në njerëz, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, në vendngjarje po kryejnë veprimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga