LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thaçi: E mirëkuptoj reagimin e Drenicës

9 Shtator 2018, 10:17, Aktualitet CNA
Thaçi: E mirëkuptoj reagimin e Drenicës

Për anulimin e vizitës së Presidentit serb në fshatin Banjë ka reaguar edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Ai thotë se e mirëkupton plotësisht reagimin e qytetarëve të Drenicës, të cilët kanë shprehur revolten e tyre të arsyeshme kundër një vizite të tillë.

Sipas Thaçit kjo tregon se plagët e dhimbjes dhe luftës janë ende shumë të freskëta, por shton se në kohën kur po bëhen përpjekje për paqe dhe pajtim, protestat dhe bllokimi i rrugëve, nuk ndihmojnë aspak, shkruan tvklan.

?Ne duhet të dimë të ngrihemi mbi vetveten, mbi plagët dhe dhimbjet e shumta për hir të paqes dhe pajtimit? ? thotë Thaçi në reagimin e tij.

Lajmet e fundit nga