LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lideri i kuqezive, Kreshnik Spahiu/ Prag lufte në Kosovë, populli duhet të sulmojë Thaçin

9 Shtator 2018, 13:25, Aktualitet CNA
Lideri i kuqezive, Kreshnik Spahiu/ Prag lufte në Kosovë, populli

Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, të dielën, e ka konsideruar vizitën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Kosovë si prag lufte për shkak të tensionit të lartë me të cilën u shoqërua.

Spahiu nënvizon se objekt i sulmit nuk duhet të jetë presidenti serb, por ai kosovar. Për të, ai që po tradhton interesat e kombit të vet është Thaçi dhe jo homologu i tij serb, shkruan opozita.com.

?Prag lufte në Kosovë! Në fakt shqiptarët duhet të sulmojnë në Drenicë vetëm Thaçin dhe jo Vuçiçin. Tradhtari është Hashimi që po ndan Kosovën. Vuçiçi mbron interesat e kombit të vet dhe nuk është si politikanët besëprerë shqiptarë. Armiku s?goditet me gurë në shtëpi, kur e ka ftuar kryefamiljari?, shprehet ish politikani.

Vizita e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç në veri të Kosovës ka tensionuar situatën atje. Qytetarët u ngritën në protestë për të kundërshtuar ardhjen e tij, ndërsa kryeministri Haradianj u detyrua t?i anulonte vizitën në fshatin Banjë.

Lajmet e fundit nga