LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Keni dhimbje?/ Ja simptomat që tregojnë se vuani nga kjo sëmundje

9 Shtator 2018, 21:15, Aktualitet CNA
Keni dhimbje?/ Ja simptomat që tregojnë se vuani nga kjo sëmundje

Keni dhimbje në të gjithë trupin dhe nuk e kuptoni pse? Kjo nuk është një lodhje e thjeshtë, por fibromialgia, një sëmundje misterioze që doktorët janë ende duke e studiuar.

Kjo është një çrregullim i sistemit muskulor dhe kërcënon gratë e moshuara. Por mund të preken edhe moshat nga 20-50 vjeç. Kjo sëmundje ka dhembje të patolerueshme dhe duhet të konsultoheni me mjekun.

Më poshtë do të shihni simptomat e kësaj sëmundjeje:

-Ndiheni të lodhur dhe të ngurtë gjatë gjithë kohës.
-Vuani nga pagjumësia.
-Dhimbja në disa pjesë të trupit është e padurueshme.
-Keni shumë dhimbje koke.
-Periodat janë të sikletshme.
-Ndieni siklet në zorrë dhe gjatë urinimit.
-Temperatura e trupit rritet pa asnjë arsye.
-Keni mpirje, ënjtje, djegie në vende të ndryshme të trupit.
-E keni të vështirë të përqendroheni dhe të kujtoni gjëra.
-Jeni në gjendje shpirtërore të rënduar ose bini në depresion.

Lajmet e fundit nga