LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-deputeti serb lëshon bombën kundër Vuçiçit/ Tregon çfarë i bënë në Drenicë

9 Shtator 2018, 20:10, Aktualitet CNA
Ish-deputeti serb lëshon bombën kundër Vuçiçit/

Ish-deputeti i Kuvendit të Serbisë, Sasha Mirkoviç pretendon se është sulmuar në veri të Mitrovicës  nga truprojat e presidentit, Aleksander Vuçiç.

?Drenica Press? raporton se sipas ish-deputetit, ai është goditur, pasi e ka pyetur presidentin serb në lidhje me vrasjen e liderit serb të vrarë në veri të Mitrovicës, Oliver Ivanoviç.

?Ata më goditën nga prapa me një pistoletë. Si gjithmonë, njerëzit e Vuçiçit sulmojnë si frikacakë nga prapa. Turp për ty Aleksander!?,- është shprehur Mirkoviç.

Kujtojmë këtu se vizita e  Vuçiçit nxiti tension në Kosovë, pasi ai tentoi që të vizitonte Drencinën, por kjo gjë u ndalua pas protestave të qytetarëve kosovarë./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga