Connect with Us

Policëve të lali Erit u ikën ora shpejt/ Zbulohet skandali me parkingjet

Aktualitet

Policëve të lali Erit u ikën ora shpejt/ Zbulohet skandali me parkingjet

Publikuar

-

/

Aktivisti Pano Soko ka denoncuar një rast abuzimi me parkimet nga ana e policisë bashkiake të Tiranës, e cila është nën drejtimin e Erion Veliajt.

Në një postim në rrjetet sociale Pano shkruan se edhe pse kishte paguar për të lënë makinën përreth një orë në vendparkimet me pagesë, ka marrë gjobë nga ana e policisë.

Më tej ai shkruan se askush nuk i ka dhënë zgjidhje për abuzimin që i është bërë.

Soko gjithashtu në postimin e tij ka publikuar mesazhin që ka kryer pagesën në orën 13:23 minuta, ndërsa në orën 13:30 i është vendosur gjobë.

Aktivisti shkruan edhe personi i policisë bashkiake që i është përgjigjur në telefon, ka pasur një sjellje tërësisht joprofesionale, duke i thënë se për të anuluar gjobën duhet që të shkonte dhe të paraqitej në sallën e ankesave në Bashki.

“O zotëri, nuk dua të më martojë lali Eri. Kam një gjobë pa të drejtë që dua të ma hiqni”,- ka vazhduar Soko në postimin e tij.

Postimi i plotë

Kam parkuar në 13:23, kam paguar në 13:23 për parkimin, vijnë këta të Bashkisë në 13:30 më vendosin gjobë 2000 lekë. I marr në telefon këta të policisë bashkiake dhe iu them. Nga krahu tjetër i telefonit më del njëri aq i sëkëlldisur, sikur e kishte kapur majasëlli.

“Më keni vendosur gjobë pa të drejtë. Kam parkuar në orën 13:23, kam paguar në orën 13:23, në 13:30 ka ardhur polici bashkiak më ka vënë gjobë. Tani dua të ma hiqni se do më kapin ata të rrugores dhe do të më bllokojnë makinën.

– O zotëri mos më fol sikur ta kam vënë unë gjobën, se s’ta kam vënë unë gjobën njëherë.

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i Veliaj/ Dënim të 3-fishtë për ata që ndërtojnë pa leje

– Po ti a ke marrë përsipër të përgjigjesh në telefon? Për mua ti je policia bashkiake dhe s’të ndaj dot ty nga ky tjetri, ti je policia bashkiake. Gjithsesi, si i bëhet hallit?

– Bashkia e madhe vetëm. Do shkosh te zyra e pritjeve me popullin te Bashkia e madhe.

-O zotëri, nuk dua të më martojë lali Eri. Kam një gjobë pa të drejtë që dua të ma hiqni.
Futu në sistem, shiko fletën e gjobës me nr.serial xxxxx dhe shiko që në orën 13:30 kur është vendos gjoba, unë kam qënë brenda pagesës. Kaq e thjeshtë. S’ndërtoni dot një proces verifikimi që mos sorollatet qytetari? Se jam në punë dhe s’kam kohë për zyra pritjesh se aty ka 1000 veta dhe e di se e kam vuajtur një herë atë muhabet.. S’jua kam borxh të lë punën time se ju bëni gabim.

– O zotëri, vetëm kështu zgjidhet. Ti do të zgjidhësh hallin, apo të bësh politikë e propagandë në zyrat e shtetit që t’i shërbesh partisë?

– Si “të bëj politikë”? Ça propagande? Cilës parti t’i shërbej një herë????

Ore si zgjidhet 2000 lekshi se më bllokojnë makinën pa leji të trashat? Hej belà..

Ça? Trajnim ju bëjnë juve aty te Bashkia, si t’i shmangeni problemit me 3 fjali. Hej belà, partia thotë. Më hiqni gjobën se ju paguaj unë juve, s’më paguani ju mua!

Dhe ia mbylla. E di që s’kam për ta zgjidhur, por që nuk e lë me kaq!/ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ambasadat shqiptare në 5 shtete ”mbyllin” dyert/ Zbardhen shkaqet

Publikuar

-

Nga

Ministria e Jashtme jep njoftimin e rëndësishëm/ Çfarë duhet të dinë qytetarët që shkojnë në Itali

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për shkak të kushteve të vështira klimatike dhe situatës nga pandemia Covid-19, do të ketë kufizime apo ndërprerje të punës në përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në Stamboll, Ankara, Mynih, Romë dhe Athinë.

Në disa prej shteteve të përmendura më lart, kufizimet apo ndërprerja e punës vijnë edhe si shkak i vendimit të qeverive përkatëse, për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia dhe kushtet e vështira klimatike.

LEXO EDHE:  Erion Veliaj, prova e parë për SPAK

LEXO EDHE:  “Meta dhe Veliaj pinë kafen bashkë”/ Hoxha: Ngjarja te zyrat e FRD-së e stisur

“Në raste emergjencash, lutem kontaktoni  në numrat e posaçëm të përfaqësive diplomatike:

Stamboll: +905459461456

Ankara: +905449622617



Mynih: +4915237913997

Romë: +393420498192

Athinë: +306941658183

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mbetet e angazhuar për t’iu përgjigjur qytetarëve në kohë reale”, thuhet në njoftimin e Ministrisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga tritoli tek kërcënimet e shantazhet/ Veliaj një tjetër mesazh për Dukën

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, më i përfoluri në 24 orët e fundit sërish ka reaguar dhe sërish e ka lidhur me futbollin.

Në Konferencën e zhvilluar sot për “Sistemin e kontrollit të brendshëm në mirëmenaxhimin e financave publike”, Veliaj tha se askush nuk është i paprekshëm kur abuzon me fondet dhe taksat e qytetarëve.

Sipas tij, UEFA dhe FIFA janë shembulli më i mirë se kush abuzon, del para drejtësisë, duke i dërguar kështu një tjetër mesazh Armando Dukës.



“Pavarësia dhe paprekshmëria janë dy gjëra të ndryshme; mund të jesh i pavarur, por nuk je i paprekshëm. Dhe meqë FIFA dhe UEFA janë në Zvicër, leksioni më i madh në fakt na vjen nga Zvicra, ku fakti që ruhet sekreti bankar, të dhënat personale, që respekton të drejtat e njeriut, nuk nënkupton se njerëzit janë të paprekshëm, qofshin këta edhe vipat e futbollit. Ti mund të jesh futbollist i shkëlqyer si Platini, por Zvicra nuk të jep imunitet. Zvicra të ndjek, të auditon, të kërkon llogari dhe ti nuk je i paprekshëm. Sepp Blatter ishte mbreti i futbollit, por të qënit në Zvicër nuk i dha askujt imunitet. Në momentin që ti dështon në proceset e auditit, të transparencës, atëherë as në Zvicër, që është sot modeli i ruajtjes së pavarësisë dhe privatësisë, nuk shpëton dot”, ka thënë Veliaj.

LEXO EDHE:  Plas sherri/ Kreu i PD-së i kundërpërgjigjet ish-deputeti: Erdhe i frustruar, ike si hotelexhiu i Ramës

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i Veliaj/ Dënim të 3-fishtë për ata që ndërtojnë pa leje

Kujtojmë se një ditë më parë, doli në dritë një audio-përgjim, ku eksponent kryesor ishte Veliaj, ndërsa më vonë, një sasi tritoli shpërtheu në portën e banesës së Armando Dukës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Artan Lame kallëzohet në SPAK

Publikuar

-

Nga

Covid-19 mbyll Kadastrën e Tiranës/ Dhjetëra punonjës të infektuar

Banorët e Laprakës kanë  kallëzuar sot  në SPAK Kreun e Kadastrës Artan Lame dhe firmën “Salillari”.

Ata shprehen se projekti i Unazës së Madhe parashikon prishjen e objekteve në Laprakë.

“Kemi vendosur t’i drejtohemi SPAK me një kallëzim penal ndaj Kadastrës dhe Salillarit që ka fituar këtë tender, për të cilin ne kemi dyshime. Kallëzimi është depozituar në SPAK.



Banorët kanë që në 2006 që presin të legalizohen banesat e tyre. Nuk kemi asnjë procedurë ligjore”, u shprehën ata për mediat.

Më tej ata kanë treguar se banesat që parashikohen të shembet janë ndërtur që në vitin 2000  apo ndoshta më herët.

LEXO EDHE:  Tregtonte nënprodukte të skaduara të qumështit/ Gjobitet supermarketi në Fier

LEXO EDHE:  Erion Veliaj, prova e parë për SPAK

Ne duam që projekti të bëhet, por duam të ketë një respektim ligjor. Të merren masat e duhura për t’i ardhur në ndihmë banorëve që i preken banesat. Duam që para se të nisin shembjet të merren masat dhe më pas të vijohet. Ne jemi pro projektit, por kostoja që na kanë ofruar është e lartë. Ligjet shqiptare po shkelen me të dyja këmbët. I bëj thirrje institucioneve të dialogojnë t’i japin zgjidhje e më pas të vazhdohet me projektin”, u shpreh një nga banorët, pas kallëzimit në SPAK./CNA.al

LEXO TE PLOTE