LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Largimi i të rinjve/ Fieraku që takoi Merkelin, mesazh të fortë Qeverisë

8 Shtator 2018, 14:51, Aktualitet CNA
Largimi i të rinjve/ Fieraku që takoi Merkelin, mesazh të

Prej më shumë se dy vitesh Shqipëria po përballet me valën e largimit të rinjve nga vendi drejt Gjermanisë. Të humbur dhe pa shpresë për të ndërtuar të ardhmen në vendin e tyre, ata zgjedhin ta kërkojnë atë shumë kilometra larg vendit ku lindën dhe u rritën.

Kështu ka ndodhur edhe me Henri Haxhiraj, i cili në vendin tonë njihet si djaloshi që takoi kancelaren, Angela Merkel gjatë kohës që ishte praktikant në parlamentin gjerman.

Në një intervistë për CNA.al, 26-vjeçari i lindur në qytetin e Fierit, ka treguar se cilat ishin shkaqet që e detyruan të largohej nga Shqipëria, pas mbarimit të studimeve në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Ekonomisë për degën e Administrim Biznesit.

??Kanë qenë shumë shkaqe. Të tilla si  mungesa e perspektivës për zhvillimin vetjak, si nga ana akademike dhe ajo profesionale, mungesa e sigurisë në punë, mungesa e meritokracisë, paga relativisht të ulëta për investimin e studentëve, kosto e lartë e studimeve master, të cilat janë më të shtrenjta se në Gjermani?, – ka treguar Henri për CNA.al.

26- vjeçari tregon më tej  se ta nisje nga e para shumë larg Tiranës, në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlinin nuk ishte e thjesht, por ai arriti t?ia dilte për të vetmin fakt se aty vlerësohen ata të rinj që punojnë dhe kalojnë orë të tëra studimesh për t?u diplomuar.

??Fillimi i ri, në një qytet me 3.5 milionë banorë, ku konkurrenca është shumë e lartë nuk ishte i thjeshtë. Si fillim vazhdova kursin intensiv të gjuhës, gjatë kohës që përgatitesha për të bërë aplikimet për master. Pas dy muajsh në Berlin kam filluar punë një një dyqan suvenriesh dhe kam punuar aty çdo fundjavë dhe ditë festash për afërsisht 2 vjet. Kështu kam financuar qëndrimin dhe studimin në Berlin. Studimet master i fillova në shtator 2016 dhe në javët e ardhshme dorëzoj punimin e diplomës, duke e mbyllur edhe këtë kapitull. Në 2017 kam bërë një praktikë në Parlamentin Gjerman dhe prej Prillit 2018 jam i punësuar aty si Referent/Këshilltar i një deputeti të Parlamentit. Mendoj se kam ende shumë për të mësuar në këtë punë. Për fat të keq, këtë dije dhe mënyrë të punuari nuk mund ta gjej në Shqipëri, prandaj nuk shikoj një kthim në Tirane?, – ka thënë ai për CNA.al.

Por cilët fajëson Henri i për largimin e tij dhe të shumë bashkëmoshatarëve nga Shqipëria?

Haxhiraj kësaj pyetje i është përgjigjur duke thënë se rolin më të madh për largimin  e të  rinjve e ka sistemi politik.

?Politika ka dështuar në krijimin e një prespektive për të ardhmen, në krijimin e kushteve bazë për të qëndruar në Shqipëri. Disa do të ishin për shembull, paga të kënaqshme, ku edhe me pagën minimale çdo qytetarë apo qytetare mund të bëjë një jetë të denjë. Me një pagë prej 180? në muaj, një njeri duhet të kufizohet në shumë gjëra. Së dyti, ka dështuar në sistemin e meritokracisë, ku në shumë pozicione drejtuese shohim njerëz, të cilët nuk janë të denjë apo të aftë për të kryer detyrën që kanë. Së treti, dhe shumë e rëndësishme, politika ka dështuar të ndajë të mirën nga e keqja. Kemi parë në Parlament persona të përfshirë me krimin dhe kjo jep një mesazh shumë të gabuar. Në këtë mënyrë tregohet, që për të qenë i suksesshëm duhet të besosh në vlerat e gabuara dhe këta persona shpesh bëhen “heronjtë” e brezit që po vjen.  Përveç kësaj, mendoj se të rinjve u mungon shpesh iniciativa. Start Up-et në Shqipëri duhet të ishin shumë më aktive, ku të rinjtë promovojnë idetë e tyre të biznesit. Bashkimi Europian jep çdo vit financim për projekte të tilla. Ndoshta mungesa e iniciativës është edhe një pasojë e të kaluarës komuniste, ku çdo gjë kontrollohej nga shteti?,- ka shtuar ai për CNA.al.

Në intervistën për CNA.al, Henri Haxhiraj tregoi pak edhe për takimi që pati me kancelaren gjermane Merkel.

??Nëse do e përshkruaja takimin, mendoj se fjala e duhur do të ishte frymëzues. Kancelarja Merkel është një simbol shumë pozitiv për shumë arsye. Mendoj se çdo politikan mund të mësojë diçka nga ajo. Edhe pse është Kancelare në mandatin e saj të katërt, ka një thjeshtësi që e karakterizon, që mendoj se duhet te jetë virtyt i çdo politikani apo politikaneje. Në Gjermani çdo funksionar i shtetit është i vetëdijshëm që paguhet nga taksapaguesit dhe e shikon veten si shërbyes të taksapaguesve”.

Shprehja që Henri Haxhiraj ka thënë në fund të intervistës për CNA.al është harruar, madje edhe shkelur me këmbë gjatë këtyre dy viteve,ku vendi qeveriset nga kryeministri Rama. E si përfundim mund të thuhet se kjo gjë ka sjellë hemoragjinë e largimit të trurit të të rinjve shqiptarë nga vendi sepse si Henri ka shumë që kanë ikur dhe shumë që presin, luftojnë dhe luten të ikin nga Shqipëria. Kjo  për kushtet dhe shkaqet e treguara më lart nga Henri Haxhiraj. / CNA.al

 

Lajmet e fundit nga