LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërcënuan me jetë gjyqtarin/ Shoqërohen në polici dy autorët

8 Shtator 2018, 20:24, Aktualitet CNA
Kërcënuan me jetë gjyqtarin/ Shoqërohen në polici dy

Policia e Korçës ka bërë shoqërimin  në ambjentet e policisë së dy autorëve që kërcënuan gjyqtarin Besnik Shehu dhe familjen e tij mëngjesin e ditës së sotme në Korçë.

Policia ka bërë me dije se pas shoqërimit në Komisariat autorët të cilët janë shtetasit me iniciale M.H, 66 vjeç, banues në Korçë dhe E.M, 65 vjeç, banues në Porodinë-Korçë, janë proceduar në gjendje të lirë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 08.09.2018 në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasi B.Sh, 54 vjeç, banues në Korçë, me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, i cili ka deklaruar se për shkak të detyrës, për një çështje pronash që ka shqyrtuar në vitin 2016, është kanosur me fjalë në qytetin e Korçës, nga shtetasit M.H, 66 vjeç, banues në Korçë dhe E.M, 65 vjeç, banues në Porodinë-Korçë.

Shtetasit e mësipërm janë shoqëruar në Komisariat, ku janë kryer të gjitha veprimet proceduriale dhe në konsultim me Prokuroren e çështjes u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 238 i Kodit Penal. /CNA.al

Lajmet e fundit nga