Aktualitet
Foto-Rrjetet sociale tallen me Ramën dhe Bashën/ Për çfarë e përgëzon Enver Hoxha kryeministrin?

Shtatori duket se ka filluar të “zgjojë”politikën shqiptare nga pushimet e verës dhe ti vërë në aksion.
Partia Socialiste dje ka mbajtur asamblenë kombëtare, duke ndezur kështu edhe motorët për zgjedhjet. Por, një ndër vendimet që bëri shumë bujë ishte shkarkimi live nga Rama i deputetit socialist të zonës së Kurbinit, Gjetan Gjetani, sepse denoncoi ngjarjet kriminale në zonën e tij dhe kritikoi ministrin Xhafaj.
Por, ky vendim i Ramës nuk ju ka shpëtuar faqeve të humorit, të cilat ironizojnë politikën në rrjetet sociale. Nëpërmjet memove në rrjetet sociale, faqet e humorit heqin edhe një paralele mes kryeministrit dhe ish-diktatorit Enver Hoxha.
Gjithashtu edhe figura të tjera të PS janë ironizuar nga rrjetet e humorit.
Memeve pikante ku ironizohen liderët kryesorë të politikës shqiptare, nuk mund t’ju shpëtonte as kreu i PD, Lulzim Basha.
Lajme të Rekomanduara:

Agron Gjekmarkaj si Fahri Balliu i III-të
Një analist i ardhur gjatë kohës së opozitës së Partisë Demokratike, fillimisht një kritik i ashpër i Lulzim Bashës, njeri që kishte nxjerrë shpatën dhe...

Kontrabandë dhe shpërdorim detyre/ Arrestohen 2 policë dhe 2 doganierë në Korçë
Në kuadër të luftës kundër kontrabandës dhe veprimeve abuzive në pikat kufitare në të gjithë vendin, nga informacionet e mara në rrugë operative dhe në...