LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto- I arrestuari në Shkodër, darkë me shefat e policisë/ Kush është deputeti që i shoqëron

8 Shtator 2018, 11:30, Aktualitet CNA
Foto- I arrestuari në Shkodër, darkë me shefat e policisë/

Pas arrestimit të 4 personave në Shkodër pak ditë më pare, ish-kryeministri Sali Berisha vijon me denoncimet.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar dy foto, sipas të cilit shfaqet njëri nga katër personat e arrestuar në Shkodër.

Berisha thotë se në foto shfaqet i arrestuari me deputetin socialist të Shkodrës, Luan Harusha si dhe me shefat e komisariatit te Shkodrës në një darkë.

?Krimi dhe pushteti! Erogen Vaso Brajovic me deputetin Harusha dhe ne darke me shefat e komisariatit te Shkodres! Sb?- shkruan Berisha.

Kujtojmë këtu se se në operacionin që u zhvillua në Shkodër u arrestuan 4 persona si të përfshirë në aktivitete kriminale, mes tyre dhe i riu që ka dalë në foto./ CNA.al

Lajmet e fundit nga