LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Tërbohet" Rama/ “Dush të ftohtë” drejtuesve të PS

7 Shtator 2018, 10:14, Aktualitet CNA
"Tërbohet" Rama/ “Dush të ftohtë”

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të PS, ka hedhur kritika dhe madje akuza të forta ndaj drejtuesve të PS-së.

Para të pranishmëve në Asamble ai foli për ?luftë mendësie? që nuk mund të bashkëjetonte me PS në paqe.

Ai tha se shumica e drejtuesve të PS në territory kanë braktisur detyrën dhe janë kthyer në ndërmjetës për punësime.

?Partia në territor është larg së qëni PS që duam për sfidat që kemi para. Është larg. Partia në territor është larg së qëni PS që duam për sfidat që kemi para. Është larg sfidave të komunikimit dhe ndërmjetësimit me ata që na kanë besuar dhe madje pa e tepruar mund të thuhet se shumica e drejtuese  tanë në territor e kanë braktisur detyrën e kryetarit të PS dhe janë kthyer në ndërmjetës për punësime. Kjo është e patolerueshme dhe bie ndesh me luftën tonë për ta çuar tepsinë për skrap?-tha ndër të tjera kreu i qeverisë.

Gjithashtu ai tha se askush nuk u ka kërkuar krerëve të PS në territor të jenë shefa kuadri. ?Është e pamundur të takosh krerët e PS dhe të kesh bidsedë tjetër vecse punësimet në shtet?-u shpreh Rama.

Lajmet e fundit nga