LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama paralajmëron krerët e Bashkive/ Rrezikoni rikandidimin

7 Shtator 2018, 10:25, Aktualitet CNA
Rama paralajmëron krerët e Bashkive/ Rrezikoni rikandidimin

Në fjalën e tij të mbajtur në Asamblenë Kombëtare të PS, kryeministri i vendit Edi Rama u shpreh se zgjedhjet lokale duhet të vazhdojnë që sot, duke mos pritur fushatën zgjedhore.

Rama në fjalën e tij tregon se kryetarët e bashkive duhet ti përgjigjen qytetarëve, duhet të dalin dhe të mbledhin opinione.

“Fushata duhet filluar që sot, duke kalur mes njerëzve, duke kuruar plagët e tyre, duke marrë përsipër fajin tonë. Ai bëri të ditur se një ndër kriteret që do të përcaktojë faktin nëse këtë kryebashkiakë do të kandidojnë sërish është fakti sesa rezultativ do të jenë.

Nuk mund te jemi si të tjetrët që listat e përfaqesuesve të Këshillave Bashkiakë ti bëjmë naten e fundit, sipas qejfit dhe të mos mbajmë asnjë përgjegjësi sesi sillen, sesi kontribojnë.

Këshilltarëve duhet tu japim mundësinë të jenë në listë, por edhe të tjerëve, të llogaridhënies që kryetarëve të bashkive, qeveria do të jetë në këtë proces, por atë që qeveria bëri para pushimeve duhet ta bëjmë gjithë kryetarët e bashkive për të mbledhur dhe dëgjuar gjithë opinionet, për të kuptuar nëse e ka më për betejë kreun e bashkisë apo duhet të gjejë një tjetër. Si ka mundësi që bashkitë nuk përgjigjen, ndërkohë që çdo ministër e ka për detyrë të merret me çdo ankesë dhe mban përgjegjësi individuale për këtë.”shprehet Rama.

Rama teksa kritikoi kryebashkiakët e PS për faktin se nuk përgjigjen, theksoi se ata të djathtë nuk shkruajnë fare./CNA.al

Lajmet e fundit nga