LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Marrëdhënia Kosovë-Serbi/ Vuçiç nesër viziton Veriun

7 Shtator 2018, 21:22, Aktualitet CNA
Marrëdhënia Kosovë-Serbi/ Vuçiç nesër viziton

Presidenti Aleksandar Vuçiç do të vizitojë ditën e nesërme veriun e Kosovës.

Mësohet se Vuçiç gjatë vizitës së tij do të viziztojë edhe liqenin e Ujmanit.

Fillimisht kjo kërkesë u refuzua Ministria e Punëve të Jashtme, por në një pronocim për gazetën ?Tefegraf? ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli e ka konfirmuar vizitën e tij në këtë zonë.
?Pas rishqyrtimit të rrethanave të lindura gjatë ditës së sotme në Bruksel si dhe me sugjerimin e ndërmjetësueses të BE-së dhe aleatëve të Kosovës, të cilët janë të përkushtuar për arritjen e marrëveshjes ndërmjet dy shteteve tona, kërkesa e presidentit të Serbisë për të vizituar edhe digën e Ujmanit është miratuar në përputhje me kërkesën zyrtare dhe me rregullat për vizitat e zyrtarëve të lartë të paraparë me marrëveshjen e Brukselit.

Më tej Pacolli ka thënë se kjo vizitë do t?i kontribuoje dialogut për paqes të kësaj popullate? , ka thënë Pacolli.

Vizita në liqenin e Ujmanit është konfirmuar pak minuta më parë edhe nga presidenti Vuçiç./ CNA.al

Lajmet e fundit nga