LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

 “Kush e vë dorën në zjarr?”/ Rama flet për tenderat e baxhanakut dhe pallatin e gruas

7 Shtator 2018, 10:56, Aktualitet CNA
 “Kush e vë dorën në zjarr?”/ Rama flet për

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij nga Asambleja e PS, ndër të tjera i është përgjigjur edhe akuzave të opozitës, në lidhje me tenderat që sipas tyre i janë dhënë familjarëve të kryeministrit.

Rama tha se nuk mund të merret me çdo akuzë që bën PD, dhe u tha deputetëve: Kush nga u e vë dorën e në zjarr që guraja ime nuk ka marrë tendera. Po ashtu tha se vettingu le të fillojë nga ai.

?Kanë vrarë, kanë grabitur, nuk u ka hyrë gjemb në këmbë. Përtej kësaj unë them që çdo instrument i ri, i mundshëm, që bën transparencë për mua të parin, gruan time, tokat e gruas sime, pallatin e gruas sime, tenderat e baxhanakut tim, kunatin, fëmijët e mi është një instrument që mund të na vlejë. Në këtë sallë mendojnë që baxhanaku im ka marrë miliona, si sqarohet kjo tani, apo duke e lënë qeverisjen e duke u mbledhur në zyra e duke bërë komunikatat çdo orë për gomarllëqe që nxjerr nga goja PD, apo çizmja e PD që nxjerr nga qafa e këpucës.,

Kush e vë dorë në zjarr që baxhanaku im s?ka marrë 15 mln euro, mbase Taulanti, atëherë si bëhet.

Kush e vë dorën në zjarr që gruaja ime nuk ka ndërtuar pallat, apo që sarajet e mia nuk janë arsyeja që kam aq shumë miqësi më sulltanët.?-tha ndër të tjera kreu i qeverisë.

Lajmet e fundit nga