LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krimi në Shqipëri/ Hoxha: Çfarë bëjnë bandat nën hundën e Xhafajt

7 Shtator 2018, 14:30, Aktualitet CNA
Krimi në Shqipëri/ Hoxha: Çfarë bëjnë bandat

Ish-drejtuesi i policisë, Arjan Hoxha gjatë një interviste në ?Report Tv? ka folur në lidhje me situatën kriminale në Shqipëri.

Hoxha është shprehur se edhe ngjarja e Tepelenës, ku mbeti i vrarë Arjan Muho ka gjasa të mbetet e pazbardhur.

Hoxha hodhi akuza të rënda mbi drejtuesit kryesorë të policisë, me në krye Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Ai u shpreh se ata kanë lidhje me kriminelët, ndaj edhe shumica e vrasjeve kanë ngelur pa autorë.

?Kujtoj që nën hundën e policisë kriminelët jo vetëm vrasin, por sigurohen të pastrojnë edhe provat. Kjo tregon se krimi ka fituar kapital, është organizuar, nuk trembet. Shkon drejt kërcënimit të personave që japin informacion. Kërcënojnë gazetarë. Iu vënë pistoletat në kokë. Kanë lidhje me politikanë në Kuvend?,- ka vazhduar Hoxha më tej.

Kurse pyetjes se a do t?i nështrohen politikanët vetingut, Hoxha i është përgjigjur duke thënë:

?Krimi nuk njeh politikë. Kur të shkojnë përballë kriminelit duhet të kihet parasysh fakti se drejtuesit e policisë nuk duhet të zgjidhen sipas prirjeve politike?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga