LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazetarja i bën ‘dush të ftohtë’ Arta Markut

7 Shtator 2018, 18:10, Aktualitet CNA
Gazetarja i bën ‘dush të ftohtë’ Arta Markut

Gazetarja Anila Hoxha ka reaguar pas takimit të kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohshme me drejtuesit e prokurorive.

Në një postim në rrjetet sociale Hoxha një nga gazetaret më të vjetra në Shqipëri, që mbulon gjyqësorin dhe prokurorinë ka shkruar se Marku ka bërë një show plot mediokritet.

Më tej Hoxha shkruan se Marku dëshiron të krijojë figurën e një Prokuroreje të Përgjithshme të Përkohshme që ka dorën dhe vullnetin e fortë.

Gazetarja në postimin e saj ka nënvizuar se edhe prokurori me mediokër i Republikës , por edhe juristi me amator i kupton mirë boshllëqet e tre porosive të Markut.

Postimi i plotë:

Kur Arta Marku ben shoë plot me mediokritet

Prokurorja e pergjithshme e perkohshme ose deshiron shume ta luftoje krimin, por nuk di se si .. ose nuk do dhe ben sikur do. Sot Arta Marku n’a paska mbledhur drejtuesit e te gjitha prokuroreve dhe u paska dhene disa porosi.

Deshiron te krijoje figuren e nje prokuroreje te pergjithshme te perkohshme qe ka doren dhe vullnetin e forte. Porosite e Arta Markut po i citoj direkt nga njoftimi zyrtar dhe po i analizoj nje per nje. Prokurori me medioker i Republikes , por edhe juristi me amator i kupton mire boshesite e 3 porosive te Markut.

Porosia 1

“..Në mbledhjen e zhvilluar në Prokurorinë e Përgjithshme, zonja Marku, kërkoi rritjen e bashkëpunimit me Policinë dhe agjencitë e tjera të ligjit, ngritjen e grupeve të përbashkëta hetimore, për hetimin e krimit në tërësi, dhe në veçanti krimit kundër jetës, pronës, korrupsionit dhe krimit të organizuar…”

a)Zonja prokurore e pergjithshme e perkohshme Arta Marku qe fort shume pelqen te te quajne thjesht prokurore e pergjithshme, pa ate termin djeges ” e perkohshme”! Porosia jote e pare ne kete mbledhje nuk ka asnje vlere. Sepse sic e di ti, ose ndoshta e ke harruar, prokuroret formojne cdo dite grupe te perbashketa hetimore, per cdo veprim apo urdher te deleguar ne kuptimin formal juridik, ata krijojne vetvetiu grupe hetimore edhe sikur ti zonje mos ti porosisje. Pra kjo porosi eshte nul, eshte sikur ti thuash nje te urituri ” ulu ha buke”. Ne lidhje me krimin kunder jetes, kunder prones, korrupsionit apo edhe krimit te organizuar ( larg qofte) , duhet te vendosje disa pika te forta mbi “i”.

Porosia 2

“Kryeprokurorja ka kërkuar vëmendje të shtuar për dosjet e pezulluara pa autor, kryesisht të vrasjeve, tërheqjen dhe analizën e detajuar të tyre, me qëllim kryerjen e veprimeve të gjithanshme, me shpejtësi dhe efikasitet në drejtim të zbulimit të autorëve.”

b)Zonje vertet e ke apo ke harruar? Dosjet e pezulluara, sic thote ligji , gjenden ne sirtaret e policise. Prokuroret gjithmone ja kthejne partnereve te tyre , vartesve me sakte qe te punojne, te mbledhin informacione e te tjera. Do ishte shkelje  nese prokurori terheq dosjet e pezulluara, pa patur asnje informacion te ri. Per dosjet e pezulluara, meqe ti je eprore e akuzes e meqe deshiron te na pershfaqesh dore e forte, mund ti bije me shkurt. Nese do kerkoje rezultate efektive, nje shkrese mund tja kishe percjelle drejtorit te pergjithshem te policise se shtetit dhe ti kerkoje informacion, sepse e ka detyre t’u kerkoje informacion atyre me poshte , cfare po ndodh me zbulimin e dosjeve te mbyllura.

Porosia 3

“Gjithashtu, gjatë mbledhjes, nga Prokurori i Përgjithshëm u është kërkuar drejtuesve të prokurorive, të paraqesin brenda muajit shtator, listën e përditësuar të personave në kërkim dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit marrjen e të gjitha masave për evidentimin dhe kapjen e tyre.”

c)Zonja prokurore e pergjithshme e perkohshme Arta Marku,  prokuroret nuk jane kartelistet e policise per te kerkuarit. Kerkoja serisht policise se shtetit listen e perditesuar. Prokurori nese e ke harruar ne kete pike ka si detyre te leshoje urdher egzekutimi per masat e sigurimit personal. Veprimet e tjera i kryen policia.

P.s  , ti duhet te flisje per dicka tjeter me prokuroret. Duhet ti porosisje ata per provat dhe cilesine e provave.. ose te mos nguten kur pushojne hetimet apo vendosin mos fillime per ceshtje te forta, ne te cilat krimi i organizuar ben ” muaj mjalti”.

Perpara se te te uroj rruge te mbare  per ne Rome. Po te sygjeroj  te lexosh  ligjin, zonja prokurore e pergjithshme e perkohshme . Prokuroret jane te pavarur qofshin ata edhe drejtuesit e tu te komanduar.Gjej fuqi dhe fol sic duhet. Dhe  perpara se ti therrasesh prokuroret ne mbledhje qe nuk te thone asgje, duhet t’u dergosh 3 dite me pare  nje shkrese ku argumenton edhe qellimet e takimit.  Njoftimi per shtyp i 3 porosive te fundit, ne fakt  duket me shume si nje udhezues ” Si ti bejme  prokuroret police” ..!/ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga