LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksidenti tragjik në Has/ Policia zbardh detaje të tjera

7 Shtator 2018, 20:52, Aktualitet CNA
Aksidenti tragjik në Has/ Policia zbardh detaje të tjera

Policia ka zbuluar detaje të reja në lidhje me aksidentin e ndodhur gjatë pasdites së sotme.

Në njoftimin e policisë shkruhet se si pasojë e aksidentit të ndodhur në aksin rrugor Krumë-Qaf-Prush ka humbur jetën një vajzë 6-vjeçare.

E ditur bëhet se në këtë aks janë përplasur 2 mjete me drejtues shtetasit Halim Ferizolli, rreth 42 vjeç, banues në Krumë dhe Tafil Kryeziu, rreth 53 vjeç, banues në Kosovë.

Dyshohet se shtetasi Halim Ferizolli, i cili ka humbur të bijën po udhëtonte me shpejtësi drejt Kosovës.

Mësohet se në spital ka përfunduar edhe i ati i vajzës si pasojë e një dëmtimi në krahun e djathtë.

Ndërsa 53-vjeçari, Tafil Kryeziu, ka pësuar tronditje si pasojë e aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Informacion paraprak.

Më datë 07.09.2018, në aksin rrugor Krumë-Qaf-Prush janë përplasur 2 mjete me drejtues shtetasit H.F., rreth 42 vjeç, banues në Krumë, Has dhe T.K., rreth 53 vjeç, banues në Kosovë.

Shtetasi H.F., udhëtonte së bashku me familjen, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën e bija e tij e mitur, M.F., 6 vjeçe

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë rrugore dhe grupi hetimor ku po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga