LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Refuzoi vettingun për politikanët/ PD nxjerr zbuluar Ramën

6 Shtator 2018, 19:50, Aktualitet CNA
Refuzoi vettingun për politikanët/ PD nxjerr zbuluar Ramën

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi në një potim në rrjetet sociale, sikurse edhe deputeti Spaho shkruan se kryeministri Edi Rama refuzoi vettingun për politikanët me ligj të tyre.

Bylykbashi teksa ka theksuar se drejtësia është e kapur nga Rama dhe qeveria e tij, ka thënë e se nëpërmjet kësaj drejtësie po pret që të bëhet vettingu.

?Rama kundershton duke thene qe vetingun ta beje drejtesia “e reformuar” prej tij, propozon qe vetingu i politikaneve te shtyhet sa me shume ne kohe nepermjet zvarritjes prej tij te reformes ne drejtesi duke bllokuar ngritjen e KLGJ, KLP, Prokurorit te Pergjithshem, SPAK dhe Byrose Kombetare te Hetimit?- shkruan ndër të tjera Bylykbashi.

Postimi i plotë:

Rama refuzon vetingun me ligj te politikaneve!?

Rama reagoi menjehere ?kunder propozimit te PD dhe opozites per veting me ligj qe dekriminalizon politiken shqiptare. Reagim tipik i atij qe ka mizen nen kesule.

Rama reagoi kunder duke pretenduar se vetingun do ta beje drejtesia e “reformuar” nga ai vete. Ai ngaterron qellimisht vetingun qe dekriminalizon politiken me ligj tani, pa humbur kohe, me drejtesine qe me kismet do te “reformohet” nje dite. Drejtesia nuk ben veting, nuk dekriminalizon. Rama kerkon te varrose propozimin. Rama u thote shqiptareve te presin dhe te durojne ne kurriz ministra e deputete me lidhje me krimin, sepse kerkon qe vetingun e politikes ta pengoje me prokuroret dhe gjyqtaret e vendosur prej tij, ata qe kane kaluar vetingun e tij. Ai shpreson dhe po perpiqet qe marionetat e tij ne drejtesi te mos e prekin ate dhe ministrat, deputetet dhe kryebashkiaket e tij qe jane te lidhur me krimin.

Rama kundershton duke thene qe vetingun ta beje drejtesia “e reformuar” prej tij, propozon qe vetingu i politikaneve te shtyhet sa me shume ne kohe nepermjet zvarritjes prej tij te reformes ne drejtesi duke bllokuar ngritjen e KLGJ, KLP, Prokurorit te Pergjithshem, SPAK dhe Byrose Kombetare te Hetimit.? Rama kundershton sepse ai e di qe vetingu i politikes me ligjin qe propozon opozita nuk ka nevoje te prese vetingun e gjyqtareve dhe prokuroreve.

Praktikisht, Rama refuzon qe vetingu per lidhjet me krimin qe po behet per 800 gjyqtaret ?dhe prokuroret, te behet pa humbur kohe edhe per vete ate, ministrat e tij, 140 deputetet, kryebashkiaket e vendit dhe kedo qe ka fatet e shqiptareve ne dore.

Refuzon sepse e di shume mire qe do e mbyse llumi i zi i paktit te tij me krimin per te marre dhe mbajtur pushtetin, llum qe do ta nxjerre ne shesh ky veting dekriminalizues.  /CNA.al

Lajmet e fundit nga