LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aplikacioni Facebook po hiqet gjithmonë e më shumë nga celularët

6 Shtator 2018, 09:39, Tech CNA
Aplikacioni Facebook po hiqet gjithmonë e më shumë nga

Facebook-u po zhduket gjithmonë e më shumë në mesin e të rinjve dhe zhgënjimi me platformën kryesore të mediave sociale po shtrihet edhe te përdoruesit më të vjetër.

Sipas të dhënave të reja nga Qendra Kërkimore e Pew, që përfshin përdoruesit e Facebook-ut të moshës 18 vjeç e lart, 42% e atyre që janë anketuar, kanë marrë ?pushime? nga rrjeti social për ?disa javë ose më shumë? gjatë vitit të kaluar. Ndërkohë, një e katërta e të anketuarve thanë se e kanë fshirë plotësisht aplikacionin celular nga telefonat e tyre.

Sondazhi i Pew u krye mes 29 majit dhe 11 qershorit, kohë kur skandali i privatësisë së Cambridge Analytica të Facebook ishte ende i freskët në mendjen e përdoruesve. Por është një shenjë alarmuese që tregon se njerëzit kanë një shije të keqe në gojën e tyre nga Facebook-u pas disa muajsh duke dëgjuar rreth ndërhyrjeve në zgjedhje, fushatave të keqinformimit dhe praktikave të diskutueshme të moderimit.

Lajmet e fundit nga