LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thirrja e fortë e Klodiana Lalës/ Ndihem e kërcënuar

5 Shtator 2018, 16:32, Aktualitet CNA
Thirrja e fortë e Klodiana Lalës/ Ndihem e kërcënuar

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala për herë të parë sot në rubrikën ?Opinion? në News24 ka folur për atentatin që iu bë disa ditë më parë shtëpisë së prindërve, ku prezente ishin edhe dy vajzat e saj.

Lala ka thënë se si individ ndihet e kërcënuar, ndërsa si gazetare absolutisht jo sepse ka bërë si duhet dhe në mënyrën më të mirë të mundshme punën e saj.

Ajo i ka bërë thirrje të gjithë institucioneve të zbardhin ngjarjen sa nuk është vonë dhe të çojnë prapa hekurave autorët.

?Ndaj thirrja ime shkon për institucionet. Të veprojnë sa nuk është vonë. Vetëm kështu opinioni publik nuk do të ketë frikë. Unë dyshimet e mia i kam për shkak të detyrës, por nuk do nxitohem për këtë gjë?,- u shpreh Lala, ndër të tjera. /CNA.al

Lajmet e fundit nga