LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse Rama nuk mund të krahasohet me Nënë Terezën

5 Shtator 2018, 14:39, Aktualitet CNA
Pse Rama nuk mund të krahasohet me Nënë Terezën

Pas mesazhit të kryeministrit Rama, në kuadër të ditës së shenjtërimit të Nënë Terezës, ku tha se udhëhiqej në rrugën e tij nga fjalët e saj, ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka.

Në një postim në rrjetet sociale, Paloka shkruan se asnjë politikan qoftë ai edhe më i miri, nuk mund të krahasohet me Nënë Trezën dhe jo më Rama.

Këtë deklaratë Paloka e ka lidhur me faktin sepse Nënë Tereza sakrifikoi gjithçka për të varfërit, ndërsa Rama po shkrin të varfërit dhe të pamundurit për luksin e tij.

Postimi i plotë:  

BESTEMMIA
Rama deklaron se ?udhehiqet ne rrugen e tij? nga fjalet e Shen Terezes!!!
Asnje politikan , me i miri qofte, nuk mund te bej anatemim te tille ndaj shenjtores shqiptare. Imagjinoni qe kete guxim e merr Rama, ai qe fle me krimin ne krevatin e pushtetit.
Shen Tereza shkriu gjithshka per te varferit dhe te pamundurit, ky shkriu te varferit dhe te pamundurit per luksin e tij dhe guxon te thote se drejtohet ne rrugen e tij nga fjalet e shenjtores.
Ky, qe u mburr se mori charterin per te bere foto me Ronaldon , si te ishte biri adoleshent i ndonje sheiku dhe jo kryeministri i vendit me te varfer ne Evrope…
E cfare beri me pas ?ky ndjekes i shen Terezes??
Pasi mori mallkimet e gjithe shqiptareve te varfer per shfaqjen me foton e Ronaldos, papritur , nen dritat e prozhektoreve dhe kamerave ?zbuloi? nje familje qe jetonte ne mjerim dhe vendosi ta ?ndihmonte?.
Prape ?harroi? se eshte kryeminister i ketij vendi e jo ndonje miliarder qe qetson shpirtin duke bere bamiresi ne raste festash. E per me teper kur kete ?bamiresi? e ben me parate tona, taksat tona ( se te vetat nuk i prek) dhe e shet me media si kulmin e miresise se kryeministrit.
E guxon te krahasohet me Shen Terezen…
E vetmja gje qe mund ti bej shqiptaret ti shohin ne te njejtin prizem keto dy personazhe, eshte nje mesim qe na jep realiteti; se i njejti popull i vogel lind dhe Shen Terezen po lind dhe ekstremin e kundert .
Rama mund te thote ne kete rast se dhe Djalli (Luciferri, Satanai) ishte nje prej engjejve… /CNA.al

Lajmet e fundit nga