LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-“Lidhja e Prizrenit është gjallë”/ Qytetarët paralajmërojnë Thaçin

5 Shtator 2018, 15:49, Aktualitet CNA
Foto-“Lidhja e Prizrenit është gjallë”/

Sot pas 140 vitesh nga krijimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, politika shqiptare në Kosovë është duke kaluar ditë shumë të nxehta, pas deklaratave të presidentit Hashim Thaçi, për pazare në ndryshimin e kufijve.

Reagime të shumta lidhur me këtë fakt pati nga politika shqiptare, mes tyre nga ish-kryeministri Sali Berisha i cili i kritikoi ashpër këto deklarata. Edhe SHBA e Gjermani reaguan e u shprehën kundër qëndrimit të Thaçit dhe ndryshimit të territoreve kosovare.

Pas këtyre reagime mesazhe të forta iu adresuan presidentit kosovar edhe nga qytetarët shqiptarë. Ai pritet të mbërrijë në Tiranë, pasi mbrëmjen e nesërme do të jetë i ftuar në emisionin ?Opinion? të Blendi Fevziut në Tv Klan.

?Lidhja e Prizrenit është gjallë?,- shkruhet në mesazhet e shpërndara nëpër kryeqytet.  Kjo tregon se Lidhja e Prizrenit ekziston dhe sot është më aktuale se kurrë.

Por cila është domethënia e këtyre mesazheve adresuar Thaçit?

Njerëzit nacionalistë dhe të frymëzuar nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, kurrë nuk do të pranojnë pazaret e pista të presidentit Thaçi për kufijtë e Kosovës. Pazareve të fëlliqura të Thaçit për territoret marrin përgjigje nga pikërisht këto foto të siguruara nga CNA.al, nëpër Tiranë.

Në rast se Hashim Thaçi vazhdon me këto pazare të pista dhe me ?çmendurinë? e tij për lëvizjen e kufivje, duhet theksuar se Lidhja Shqiptare e Prizërenit vazhdon  dhe nuk do të ndalët përballë lojrave politike dhe pazareve të Kosovës. / CNA.al

Lajmet e fundit nga