LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha: PD do hyjë në zgjedhje

5 Shtator 2018, 18:47, Aktualitet CNA
Basha: PD do hyjë në zgjedhje

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ?Fakt? në Syri.net, ku ka folur për situatën në Shkodër dhe  aktualitetin politik.

I pyetur nëse PD do të hyjë në zgjedhjet lokale vitin e ardhshëm, Basha edhe pse iu shmang disa herë pyetjes, ka lënë të kuptohet se do të hyjë në zgjedhje.

Peka:  Do të futeni apo jo në zgjedhje?

Basha: Një pjesë e problemit është se disa media për shkak të  marrëdhënieve të ngushta me qeverinë, duke përjashtuar këtu juve, i bëjnë gjyqin opoiztës, në vend që ti bënin gjyqin qeverisë

Opozita ka bërë protesta dhe do të bëjë. Ka përcaktuar prioritetin e saj më madhor. Zgjedhjet janë pas dhjetë muajsh. Besoj se këto dhjetë muaj do shihemi prap.

Më tej Basha ka bërë me dije se PD ende nuk e ka një emër se kush do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës dhe kush do të jetë përballë Veliajt, por ka shtuar se PD është në proces konsultimi me anëtarët dhe qytetarët.  /CNA.al

Lajmet e fundit nga