LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Telefonat në shkollë/ Rama jep shembullin e parë si prind

4 Shtator 2018, 14:20, Aktualitet CNA
Telefonat në shkollë/ Rama jep shembullin e parë si prind

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka vizituar një familje, ku ka shpërndarë libra falas për fëmijët.

Krahas librave falas, Rama ka thënë se qeveria do të bëjë përpjeke për t?i hequr të drejtën fëmijëve që të mbajnë celularët në ambjentet e shkollës.

Gjithashtu ai është shprehur se edhe nëse Zahos do t?ia hiqnin telefonin do të ndihej shumë i lumtur.

?Do jetë e vështirë, por do bëjmë që çdo celular që do kapet, do sekuestrohet. Në fillim do jetë e vështirë për ta zbatuar, por do jetë shumë e prerë dhe shumë e fortë. Celularët do vendosen në një vend të caktuar në fillim të mësimit dhe do merren në përfundim. Prindërit kanë hallin kryesor në këtë pikë. Në qoftë se mua shkolla do të më thoshte do ia heqim celularin Zahos, nuk është bërë akoma për shkollë, por unë do isha njeri më i kënaqur. Sepse është komplet jashtë kontrollit të vetes, jo më të mësuesit dhe tëndit kur është në shkollë?,- u shpreh Rama. /CNA.al

Lajmet e fundit nga