Connect with Us

Opozita bojkoton parlamentin/ Shtyhet për nesër seanca e jashtëzakonshme në Kosovë

Aktualitet

Opozita bojkoton parlamentin/ Shtyhet për nesër seanca e jashtëzakonshme në Kosovë

Publikuar

-

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur dot të votojë ekipin negociator për marrëveshjet me Serbinë, pasi nuk u plotësua kuorumi i nevojshëm.

Edhe pas një pauze prej 9 orësh, Kuvendi nuk procedoi me votimin, shkruajnë mediat kosovare.

Gjatë seaaancës së jashtëzakonshme e cila zgjati 1 orë, u vu re mungesa e opozitës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njoftoi se seanca do të vijojë ditën e nesërme në orën 14:00.

LEXO EDHE:  As prania e diplomatëve nuk siguroi marrëveshje për qeverinë e re të Kosovës

Kujtojmë se grupi negociator i propozuar nga qeveria, kryesohet nga zv/kryeministi Fatmir Limaj, ndërsa anëtarë janë Behgjet Pacolli, Enver Hoxhaj, Avni Arifi, Dardan Gashi dhe Mahir Yagcilar.

Gjithashtu partitë opozitare janë ftuar që të paraqesin propozimet e tyre.

Opozita ndërkohë, pas bojkotimit të seancës, ka kërkuar një seancë të jashtëzakonshme, për miratimin e një rezolute, për të ndaluar bisedimet me Serbinë për kufijtë. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Plagoset me armë zjarri ish-kryetari i komunës Velipojë

Publikuar

-

Nga

Ish-kryetari i Komunës së Velipojës Pashko Ujka është plagosur me armë zjarri.

Ngjarja në qendër të qytetit të Shkodrës në afërsi të Kishës Ortodokse.

Mesohet se ai është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku i është nënshtruar ndihmës mjekësore.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes,  ndersa policia ndodhet ne vendngjarje për të hetuar shkaqet  dhe për të punuar për kapjen e autoreve të ngjarjes.

Shkodër/ Informacion paraprak

LEXO EDHE:  “Këtij të Besës i them fat unë!”/ Gazetari tallet keq me ministren e Ramës

LEXO EDHE:  Tragjike/ Covid i merr jetën 26-vjeçares, sapo ishte bërë nënë



Rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ngjarje e rëndë në Fier/ Gjendet kufoma e dekompozuar në një kanal

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në fshatin Mujalli të Fierit, është gjetur një kufomë e dekompozuar në një kanal.

Mësohet se kufoma është e seksit mashkull dhe ende nuk është identifikuar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për nxjerrjen e personit nga kanali.



Në fshatin Mujalli, në një kanal me ujë është gjetur i mbytur dhe i dekompozuar një shtetas i seksit mashkull ende i paidentifikuar.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për nxjerjen e personit të mbytur nga kanali, identifikimin e tij dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Lumi Shkumbin del nga shtrati/ Balla thirrje të largohen bagëtitë dhe mbetjet bujqësore

Publikuar

-

Nga

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka bërë thirrje që të largohen bagëtitë dhe mbetjet bujqësore nga tokat përgjatë lumit Shkumbin.

Ky paralajmërim vjen si arsye se lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati për shkak të reshjeve të shumta.

Ministria e mbrojtjes bëri me dije se lumi Shkumbin në Malasej ka përmbytur 1 hektar tokë bujqësore, si pasojë e reshjeve të cilat vijojnë me intensitet të lartë.



Lumi Shkumbin kalon nëpër krahinën e Mokrës dhe është një ndër lumenjtë më të rëndësishëm për ekonominë bujqësore shqiptare.

LEXO EDHE:  Tragjike/ Covid i merr jetën 26-vjeçares, sapo ishte bërë nënë

LEXO EDHE:  Shahini nuk mban më/ I kthehet keq opozitës dhe mediave: Skandaloze që më kritikoni nga prejardhja

“PapërElbasan Këtu është vendi i duhur për të parë nivelin e prurjeve të Shkumbinit, të cilat mund të rrezikojnë ekonomitë bujqësore në Bashkinë e Divjakës. Prurjet janë të larta dhe vijimi i reshjeve në Librazhd mund ta rrisë edhe më tej nivelin e Shkumbinit. Prandaj duhen larguar bagëtitë apo mjetet bujqësore nga tokat përgjatë lumit nga Çerma e sipërme dhe çermat e tjera përgjatë Shkumbinit.“/CNA.al

LEXO TE PLOTE