LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshimi i kufijve/ Hahn lë gjithçka të hapur

4 Shtator 2018, 06:44, Aktualitet CNA
Ndryshimi i kufijve/ Hahn lë gjithçka të hapur

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë në Bashkimin Europian, Johannes Hahn, ka lëshuar një deklaratë për çështjen e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Hahn gjatë fjalës së tij, nuk e përjashtoi mundësinë e ndryshimit të kufijve, ndërsa shtoi se zgjidhja e mosmarrëveshmjeve mes dy vendeve, duhet të kontribuojë në qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e rajonit.

Jam në favor të zgjidhjes së çdo konflikti dypalësh dhe çdo zgjidhje duhet të kontribuojë në një stabilitet më të gjerë në rajon dhe jo të jetë në koston e të tjerëve”, tha Hahn në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë.

I pyetur nëse korrigjimi i kufijve mund të influencojë Bosnjen, Maqedoninë apo vendet e Partneritetit Lindor, Hahn u shpreh se është herët të flasim për këtë çështje.

Ideja për ndryshimin e kufijve, është propozuar nga presidentët e dy vendeve, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç.

Ndërkohë kujtojmë se Kuvendi i Kosovës, do ët zhvillojë sot një seancë të jashtëzakonshme, për të miratuar një rezolutë, e cila do të ndalonte bisedimet me Serbinë për ndryshimin e kufijve. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga