LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Masakra e Selenicës/ Të mbijetuarit: Ritvani vrau njeriun që i shpëtoi jetën

4 Shtator 2018, 14:45, Aktualitet CNA
Masakra e Selenicës/ Të mbijetuarit: Ritvani vrau njeriun që i

Masakra e Selenicës tronditi mbarë opinionin publik. Kujtojmë këtu se me datë 10 në fshatin Resulaj, Ritvan Zykaj vrau tetë kushërinjtë e tij.

Tashmë janë të pakët pjesëtarët të cilët kanë mbetur gjallë. Njëri prej tyre është Arieli,  i cili mes lotësh tregon se si e mori vesh lajmin se familja e tij ishte vrarë nga Ritvan Zykaj.

Ditën kur ndodhi krimi Arieli, 21-vjeçar ndodhej në Greqi.

?Erdhi një grek dhe na tha se e keni parë se çfarë ka ndodhur në Shqipëri, ne direkt e hapëm televizorin dhe pamë që të gjitha mediat flisnin për familjet tona, në atë moment nuk po dija se çfarë të bëja, mu errësuan sytë dhe për një moment më humbi vetëdija. Më pas menjëherë u nisëm për në Shqipëri?,- ka treguar ai për ?Report Tv?.

21-vjeçari ka treguar se vëllai i tij ka qenë ai që i ka shpëtuar jetën Ritvan Zykajt, pasi ai ishte duke u djegur.

?Vëllai im i ka shpëtuar jetën Ritvanit, pasi atij i kishin marrë flakë pantallonat, vëllai i hodhi një pellgaçe me ujë, por nuk e dinte që i kishte shpëtuar jetën një njeriu që do t?i shfaroste familjen?.

Një tjetër i mbjetuar është edhe 17-vjeçari Albi Zykaj. Kur ndodhi krimi makabër ai ishte duke punuar në një lokal si kamerier në Dhërmi

Ai çdo ditë shkon te varret e vendos lule, ndërsa asnjë ditë nuk qëndron në shtëpinë e prindërve, aty ku është rritur.

Ai që i ka shpëtuar mrekullisht plumbave është 54-vjeçari,  Krenar Zykaj, pasi në momentin që ndodhi ekzekutimi po flinte në oborrin e shtëpisë.

Krenari është shurdh dhe memec që në vegjëli, ku pas një temperature të lartë ai ka humbur aftësitë e të folurit dhe të dëgjuarit.

Nëse dhe Krenari do t?i kishte dëgjuar të shtënat mbase dhe ai do të ishte ekzekutuar nga Ritvan Zykaj./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga