LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Marrëveshjet me Serbinë/ Haradinaj bën thirrje për votimin e grupit negociator

4 Shtator 2018, 08:42, Aktualitet CNA
Marrëveshjet me Serbinë/ Haradinaj bën thirrje për votimin e

Kryeministri i Kosovës është shprehur se nëse opozita nuk merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme për grupin negociator, nuk do të ndihmojë aspak Kosovës.

Sipas tij, opozita duhet të vinte për t?i thënë pikëpamjet e veta.

?Ata s?kanë nevojë të marrin pjesë në votim, por duhej të vinin për t?i thënë pikëpamjet e veta. Mosardhja në seancë nuk është ndihmë, duhet të shohin çfarë është në pyetje?, tha Haradinaj në hollin e Kuvendit të Kosovës, shkruan Klan Kosova.

Ndër të tjera kreyeministri i Kosovës u shpreh se nuk do të këtë më lëvizje të territoreve, ndërsa ka bërë thirrje për deputetët, që të votojnë delegacionin.

?As s?ka ndarje as s?do ketë ndarje, as s?ka lëvizje me territore. Votojeni këtë delegacion?, u shpreh Haradinaj.

Kujtojmë se delegacioni kryesohet nga Fatmir Limaj dhe Enver Hoxhaj, ndërsa anëtarët janë Behxhet Pacolli, Dardan Gashi, Avni Arifi dhe Mahir Jagxhillar. /CNA.al

Lajmet e fundit nga