Connect with Us

Krimet e emigrantëve në Itali/ Ja në çfarë vendi renditen shqiptarët

Aktualitet

Krimet e emigrantëve në Itali/ Ja në çfarë vendi renditen shqiptarët

Publikuar

-

Shqiptarët renditen të tretët në Itali përsa i përket veprave penale.

Të dhënat janë publikuar nga gazeta Il sole 24.

Mësohet se gjatë 2016-ës, numri i veprave penale të kryera nga shqiptarët ishte 7575.

Sipa të dhënave të publikuara në gazetë, vendin e parë e mbajnë rumunët me 16348 krime dhe marokenët me 6115 denoncime.

LEXO EDHE:  Protesta e Opozitës/Kryemadhi: Sot shqiptarët vuajnë njëlloj si unë

Kjo analizë, u nxit nga debatet për emigrantët që kanë pushtuar Italinë, pas ardhjes në pushtet të Lega Nord.

Në analizë janë marrë vetëm vendimet e formës së prerë, shkruan Il sole 24. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Gjashtë viktima nga Covid në 24 orët e fundit në shtetin fqinj/ Rritet numri i rasteve të reja

Publikuar

-

Nga

Gjashtë viktima nga Covid në 24 orët e fundit në shtetin fqinj/ Rritet numri i rasteve të reja

Vijojnë të jenë shqetësuese shifrat e viktimave dhe të të infektuarve në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 pacientë ndërsa janë regjistruar 136 raste të reja me Covid-19. Viktimat janë dy nga Shkupi, një nga Kumanova, dy pacientë nga Struga dhe një nga Gostivari.

LEXO EDHE:  Sulmuan të miturit/ Jepet dënimi për tre shqiptarët

LEXO EDHE:  Një e treta e shqiptarëve të dënuar për drogë/ “Lirohen” vrasësit dhe përdhunuesit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me coronavirus në vendin fqinj që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 8.111 individë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Tjetër shans për maturantët ngelës/ Dalin datat e provimeve

Publikuar

-

Nga

Maturantët që nuk mundën të sigurojnë notë kaluese në provime, tashmë kanë një shans tjetër.

Ministria e Arsimit ka caktuar datat e provimeve për maturatët, duke iu dhënë mundësi mbetësve të pajisen me diplomën, si kusht për t’u regjistruar në Universitete.

Provimi i gjuhës së huaj do të jepet më 24 gusht, tre ditë më vonë provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë, më pas i matematikës më 31 gusht dhe për t’u përmbyllur në datën 3 shtator me provimin me zgjedhje. Bëhet me dije se pytejet do të jenë të ndërtuara vetëm me alternativa./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lufta me Covid/ Rritet ndjeshëm numri i viktimave në disa shtete të SHBA

Publikuar

-

Nga

Lufta me Covid/ Rritet ndjeshëm numri i viktimave në disa shtete të SHBA

Në SHBA ashtu sikurse kishin parashikuar ekspertët, rastet e vdekjeve si pasojë e koronavirusit po shënojnë rritje, nxitur kryesisht nga situata në shtetet në jug dhe perëndim të vendit.

Prej disa kohësh numri i vdekjeve në ditë nga virusi kishte shënuar rënie dhe po vazhdonte të ishte në shifra të ulta edhe pas shtimit të rasteve të të infektuarve në shtete si Florida dhe Teksasi që u përballën me nivele rekord ditore. Por shkencëtarët kishin paralajmëruar se kjo situatë nuk do të zgjaste.

Sipas ekspertëve vdekjet nga koronavirusi, zakonisht ndodhin disa javë pasi një person infektohet. Ata parashikuan se shtetet që shënuan rritje të rasteve dhe shtrimeve në spital, do të përballeshin në një moment me një numër në rritje të vdekjeve.

LEXO EDHE:  Sulmuan të miturit/ Jepet dënimi për tre shqiptarët

LEXO EDHE:  Shqiptarët ikin jashtë dhe “harrojnë” të kthehen

Kalifornia ka shënuar mesatarisht 91 vdekje në ditë ndërsa Teksasi rreth 66. Florida, Arizona, Ilinois, Nju Xhersi dhe Karolina e Jugut kanë shënuar gjithashtu rritje të konsiderueshme.

Numri i të infektuarve nga COVID-19 në SHBA ka arritur në mbi 3.2 milionë dhe atyre që kanë humbur jetën në mbi 134 mijë persona që prej përhapjes së virusit./VOA

LEXO TE PLOTE