LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekzekutimi i biznesmenit/ Dalin në dritë detaje të reja

4 Shtator 2018, 16:31, Aktualitet CNA
Ekzekutimi i biznesmenit/ Dalin në dritë detaje të reja

Policia e Shkodrës është ende duke marrë në pyetje persona, të cilët mund të kenë lidhje me ekzekutimin e biznesmenit, Arjan Ferracakut.

Por edhe pse deri më tani nuk është bërë asgjë për kapjen e autorëve, blutë e Shkodrës kanë dhënë disa detaje të reja në lidhje me ekzekutimin.

Mësohet se kur u dëgjua krisma e parë ndaj Arjan Ferracakut, kuajt me të cilët po kalëronin tre djemtë, viktima, kushëriri i tij dhe një shok i tyre u trembën.

Dy nga ata, kushëriri i 30-vjeçarit dhe shoku ikën me vrap dhe duke u zvarritur nëpër shkurre përfunduan në kanalin kryesor të fushës së Dobraçit.

Ata i thanë policisë se të njëjtën gjë kishin menduar edhe për Arjan Ferracakun.

Gjithashtu mësohet se autori e qëlloi Ferracakun fillimisht, kur ishte lart mbi kalë, më pasi ai u rrëzua e qëlloi dhe njëherë tjetër.

Më pas vrasësi është afruar për ta parë nëse kishte vdekur apo jo dhe e ka qëlluar disa herë me kallashnikov në kokë dhe kjo sipas policisë përjashton dyshimet  se ekzekutuesi ka ngatërruar shënjestër.

Kujtojmë se Arjan Ferracaku ishte biznesmen dhe pronar i hotel ?Fantazia? në Velipojë dhe restorantit ?Zus? që ndodhet sa kalon urën e Bunës në Shkodër dhe se ai u vra të shtunën e kaluar në breg të liqenit të Shkodrës, në livadh tek hidrovori i fshatit Dobraç./ CNA.al

Lajmet e fundit nga