LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Asadi dhe aleatët injorojnë thirrjet e Amerikës/ Nisin ofensivën në provincën e rebelëve

4 Shtator 2018, 18:08, Aktualitet CNA
Asadi dhe aleatët injorojnë thirrjet e Amerikës/ Nisin

Aeroplanët rusë dhe sirianë kanë nisur ofensivën në provincën e Idlib, e cila është zona e fundit e kontrolluar nga rebelët, duke injoruar thirrjet e SHBA-së, për një katastrofë të mundshme humanitare.

Fillimisht është bombarduar zona perëndimore e provincës, ku raportohet se janë vrarë 13 civilë dhe asnjë luftëtar, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Për presidentin sirian, mboshtja e rebelëve, mund të jetë një pikë kthese për pushtetin e tij.

Qeveria siriane ka mbështetjen e Rusisë dhe Iranit në konfliktin me rebelët, i cili ka nisur që në 215-ën.

Ndërkohë OKB, ka dhënë alarmin se sulmet mbi Idlib, mundtë sjellin shpërnguljen e 3 milion personave që jetojnë në këtë provincë. /CNA.al

Lajmet e fundit nga