LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Raportonte për ngjarjen kriminale/ Pas Lalës kërcënohet një tjetër gazetar

3 Shtator 2018, 20:52, Aktualitet CNA
Raportonte për ngjarjen kriminale/ Pas Lalës kërcënohet

Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në rrjetet sociale është shprehur se tyta e revoles drejtuar gazetarit, Jul Shota është vepër e qeverisë kriminale të Edi Ramës.

Berisha shkruan se gazetari teksa raportonte për vendosje tritoli në një lokal është kërcënuar nga pronari i lokalit me revole dhe është nxjerrë me forcë jashtë.

?Ky akt kriminal, i dyti në harkun të një jave ndaj gazetarit në detyrë, dëshmon për një sulm frontal të botës së krimit dhe mafies të lidhur me qeverinë kundër mediave dhe gazetarëve?- shkruan ndër të tjera Berisha.

Në përfundim të postimit ai u bën thirrje qytetarëve të ngrihen dhe rrëzojnë qeverinë e Edi Ramës.

Postimi i plotë

Tyta e revoles drejtuar gazetarit Jul Shota, fytyra e shemtuar mafioze e Norieges dhe narkoqeverise se tij!

Te dashur miq, sot tek raportonte per nje ngjarje kriminale, vendosje tritoli ne nje lokal, pronari i lokalit ka nxjerre forcerisht jashte duke i drejtuar revolen gazetarin Jul Shota. Ky akt kriminal, i dyti ne harkun e nje jave ndaj gazetarit ne detyre, deshmon per nje sulm frontal te botes se krimit dhe mafie te lidhur me qeverine kunder mediave dhe gazetareve dhe perben nje kercenim serioz per jeten dhe lirine e tyre.

Duke denuar me ashpersine me te madhe aktin mafioz nda gazetarit Jul Shota, bej thirrje qytetareve te ngrihemi per te permbysur pa vonese Noriegen dhe narkoqeverine e tij! Sb/ CNA.al

Lajmet e fundit nga