LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fluks kërkesash/ Qytetarët kosovarë duan të bëjnë korrigjimin e vendlindjes

3 Shtator 2018, 08:47, Aktualitet CNA
Fluks kërkesash/ Qytetarët kosovarë duan të bëjnë

Në zyrën e gjendjes civile në Bashkinë e Kukësit është shtuar fluksi i qytetarëve kosovarë të cilët duan të bëjnë korrigjimin e vendlindjes.

Bëhet fjalë për fëmijët e lindur në Kukës, gjatë luftës në Kosovë në periudhën mars-qershor 1999.

Sipas Shkëlqim Shehut, shefit të zyrës së gjendjes civile, numri i kërkesave është i madh. Problematika sipas tij është se fëmijët e lindur në këtë periudhë nuk figurojnë të rregjistruar në rregjistrin themeltar dhe atë kombëtar të 2010.

Korrigjimi i vendlindjes vjen si rrjedhojë e kërkesave për marrjen e shtetësisë shqiptare.

Bëhet e ditur se janë rreth 300 fëmijë të cilët kanë lindur në periudhën mars-qershor 1999./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga