Connect with Us

Berisha flet me emra/ Bandat që sundojnë Shqipërinë

Aktualitet

Berisha flet me emra/ Bandat që sundojnë Shqipërinë

Publikuar

-

Atë që nuk e bëri Lulzim Basha në fjalën e tij e bëri ish-kryeministri Sali Berisha.

Pas përfundimit të mbledhjes së Partisë Demkratike në Shkodër, Berisha ka folur me emra për bandat që sundojnë Shqipërinë, me të cilat gjithashtu kryeministri Rama flet tërë ditën në telefon.

Ish-kryeministri Berisha në prononcimin e tij ka theksuar bandën e Bajrave dhe Lulzim Berishës.

“Mesazhin e Shkodrës ta kemi parasysh të gjithë shqiptarët. Mesazhi i këtij qyteti është se nuk duhet duruar fati yt. Ne nuk duhet të durojmë më tutje. Nuk janë bandat superfuqi. Ato janë superfuqi sepse kanë kryeministrin me vete. Sepse kanë qeverinë me vete. Forcat politike nuk mund ti shfarosin bandat vetë. Por duhet të përdorin çdo mjet për të fshirë nga faqja e dheut, një qeveri kriminale, një qeveri droge.

LEXO EDHE:  Fillon falimenti i Call Center? Brenda pak ditëve u mbyllën katër qendra

Pse policia nuk përballet me bandat që terrorizojnë Shkodrën, Elbasanin, Vlorën.

Së pari është e kanabizuar dhe së dyti si mund të përballet kryeministri me bandat, kur ministri është vëllai i kryebanditit të Vlorës. Kur kryeministri flet gjithë ditën në telefon me bandën e Bajrave, me bandën e Lulzim Berishës dhe çdo bandë në Shqipëri”,- u shpreh Berisha. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Refuzojmë dhunën, mbrojmë demokracinë”/ Basha thirrje nga Durrësi

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar fushatën për zgjedhjet e 25 Prillit ku deklaroi se duhet ta refuzojmë dhunën. Basha nuk përmendi ngjarjen në Elbasan, ku mbeti i vrarë aktivisti i PS, Pjerin Xhuvani, por theksoi se nuk ka shitblerje votash që e ndal ndryshimin.

“Nuk ka forcë, banda dhe shitblerje votash te na ndalë. Ne e refuzojmë dhunën, por ne do ta mbrojmë demokracinë me çdo çmim.  Fitorja ka zbritur në zemrat tuaja. Dita e diel është dita e ndryshimit, është dita e fitores. Fitorja më e bukur dhe më e çmuar, do t’i takojë të gjithë shqiptarëve. Qeveria e ndryshimit që do të sillni me votën tuaj për numrin 9 do ti takojë çdo shqiptari. Tetë vite të gjata dhe të vështira, plot dështime me premtime të pambajtura edhe tre ditë për të vendosur. Bashkë për ndryshim. Të dielën Rama humb dhe Shqipëria fiton. Ndal bandave dhe shitblerjes së votave. Po e mbyll këtë mbrëmje në Durrësin e lashtësisë dhe vlerave. Ditëve të fundit i është vërsulur me marifetet e vjetra por e ka kot. Shikojeni fuqinë, energjinë e pandalshme të ndryshimit që po vjen,” deklaroi Basha. / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Artan Hoxha zbardh vrasjen/ Xhuvani e kishte shtëpinë 200 metra nga vendi i ngjarjes

Publikuar

-

Nga

Artan Hoxha zbardh vrasjen/ “Pipi” e kishte shtëpinë 200 metra nga vendi i ngjarjes

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka zbuluar detaje nga ngjarja e rëndë në Elbasan, ku u vra mjeku psikiatër Pjerin Xhuvani.

Hoxha bëri të ditur se ngjarja ka filluar për shkak të shfaqjen në qytetin e Elbasanit të tre furgonave të dyshimtë me persona që nuk flisnin në dialektin e Elbasanit.

Këto persona kanë ndaluar një militant të PS-së me një makinë tip “Benz ML” pasi kanë dyshuar se ai mund të ketë lista me emra të votuesve, ndërsa theksoi se në të njëjtën kohë është njoftuar edhe policia edhe patronazhistët e PS-së.

“‘Benzi ML’ është mjeti i një militanti të PS-së. Ai është ekspozuar qartësisht që ishte militant i PS-së dhe është ndaluar nga këta persona që lëviznin me furgona. Këta i kanë kërkuar këtij militantit të PS-së, se kanë dyshuar që ky mund të kishte elemenëtë si karta identiteti, lista, etj. Kanë ndaluar dhe kanë bllokuar personin në fjalë. Në këtoi momente janë njoftuar njëkohësisht edhe patronazhistët e PS dhe ndërkohë është njoftuar Policia e Shtetit. Policia ka mbërritur në vendngjarje pak minuta para se të mbërrinin patrozhonistët. Aty kanë qenë të dy nëndrejtorët e policisë së Elbasanit, dy patrulla të njësisë ‘Shqiponja’”, u shpreh ai në Abc News.

Sipas tij, Pjerin Xhuvani nuk ka qenë në makinën e ndaluar nga personat e dyshimtë, pork a shkuar në vendin e ngjarjes pasi ëhstë sinalizuar për ndalimin e militantit të PS-së.

LEXO EDHE:  Ish-kryeministri Sali Berisha tregon se çfarë pritet nga protesta e opozitës

LEXO EDHE:  Berisha bën deklaratën “bombë”/ “Ramën e presin 30-50 vite burg”

Gazetari deklaroi se viktima e kishte shtëpinë 200-300 metra larg vendit të ngjarjes.

Në momentin që policia ka ardhur aty dhe ka gjetur këtë situatë, ata dalin nga makina dhe afrohen  në vendin e ngjarjes. Mjeku psikiatër Pjerin, i cili njihet me emrin “Pipi”, nuk ka qenë në atë makinë. Ka ardhur aty se shtëpia e tij është rreth 200 metra larg nga vendi i ngjarjes. Ka ardhur për të ndihmuar personin që ishte ndaluar nga makina.

Janë dy armë deri tani që kanë bërë qitje në vendin e ngjarjes. Aty ka gjetur vdekjen mjeku psikiatër, ish-themelues i LSI-së së Elbasanit dhe mbas përplasjes duhet sqaruar kush e nisi. Situata u tensionua se kishin ardhur tre fugona në qytet dhe grupi tjetër u vu në lëvizje për të parë se kush janë këta person. Aty kanë qëlluar minimalisht dy armë”, theksoi Hoxha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Artan Hoxha zbardh dinamikën/ Si u dorëzua në zyrën e komandantit të RENEA Arbër Papleka

Publikuar

-

Nga

Artan Hoxha zbardh dinamikën/ Si u dorëzua në zyrën e komandantit të RENEA Arbër Papleka

Gazetari Artan Hoxha, ka zbardhur gjithë dinamikën e dorëzimit në polici, të ish efektivit të RENEA Arbër Papleka, pasi vrau me armë zjarri Pjerin Xhuvanin dhe plagosi katër të tjerë sot në Elbasan.

 “Arbër Papleka ka ardhur nga Elbasani, ka shkuar në repartin e RENA.  Ka shkuar në zyrën e komandantit, pa ditur gjë ai, dhe i ka thënë unë jam filani, kam qëlluar në kushtet e vetëmbrijtjes dhe kam hapur zjarr në këtë situatë. Arma ime është kjo. Arma më rezulton me leje, por nuk duhet të qëndrojë në shtëpi.

Në moment që i ka dhënë versionine  tij të ngjarjes, menjëhrë komandanti ka njoftuar Drejtorinë e Policisë Tiranë. Menjehërë është marrë arma e tij, është prangosur dhe është cuar me pranga në policinë e Tiranës. Pra nuk është arrestuar por është dorëzuar.

Nga zyra e komandantit të RENEA dhe është dorëzuar në drejtorinë e Policisë së Tiranës. Kjo është ajo që mund të themi mesiguri deri tani.

Ajo që duhet të theksojmë është se sot për këtë klasë politike, katër persona kanë shkuar mish për top.

Këta pas 26 prillit do ulen në një tyrezë, do ulen në Parlament, por ai që ka vdekur sot dhe ka lënë pas fëmijët.”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE