LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bëri gjestin e shqiponjës pas golit/ Federata Angleze e Futbollit merr vendimin për futbollistin shqiptar

3 Shtator 2018, 20:36, Aktualitet CNA
Bëri gjestin e shqiponjës pas golit/ Federata Angleze e Futbollit merr

Federata Angleze e Futbollit ka vendosur të mos e dënojë futboliistin me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi, pas gjestit me shqiponjë në ndeshjen e fundjavës, shkruan The Sun.

Lajmi u bë publik nga vetë Federata Angleze e Futbollit.

Goli i Mustafit zhbllokoi sfidën në ndeshjen që Arsenal fitoi ndaj Cardif në transfertë me rezultatin 2-3.

Menjëherë pasi dërgoi topin në rrjetë, futbollisti me origjinë shqiptare, bëri me duar gjestin e shqiponjës.

Pas këtij veprimi ai u kritikua ashpër nga mediat angleze, të cilët shkruanin se aim und të marrë dënim nga federata. /CNA.al

Lajmet e fundit nga