LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulm terrorist në Somali/ Ndërrojnë jetë tre persona

2 Shtator 2018, 21:49, Aktualitet CNA
Sulm terrorist në Somali/ Ndërrojnë jetë tre persona

Tre persona kanë vdekur dhe 14 të tjerë janë plagosur rëndë pas një sulmi  terrorist në Somali.

BBC raporton se një kamikaz ka sulmuar një zyrë qeveritare në kryeqytetin somalez, Mogadishu, duke shkaktuar shembjen e një shkolle aty pranë.

Mësohet se mes të plagosurve gjashtë prej tyre kanë qenë fëmijë, kurse të vdekurit janë të tre ushtarë.

Gjithashtu mësohet se sulmi është marrë përsipër nga grupi terrorist Al Shabab./ CNA.al

Lajmet e fundit nga