Connect with Us

Publikoi pamjet e aksit Lin-Pogradec/ Qytetari nxjerr zbuluar Ramën

Aktualitet

Publikoi pamjet e aksit Lin-Pogradec/ Qytetari nxjerr zbuluar Ramën

Publikuar

-

/

Sot kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me publikimin e një video, ku duket rruga e re Lin-Pogradec, inaguruar ditën e djeshme.

Si çdo ditë, edhe sot reagimet negative të qytetarëve në kanë qenë të shumta lidhur me shqësime të ndryshme që ata kanë.

Dikush i ka kujtuar Ramës urat e pandërtuara në Rrugën e Kombit, për të cilën pritet që të nisë pagesa e tarifës në 17 shtator.

“P.o keto urat e pa ndrertuara ne rrugen e Kombit do behen ndonjeher apo ashtu do mbesin pergjithmone si xhenazja e gabelit?”, shkruan një komentues.

Ndërsa një tjetër qytetar ka nxjerrë zbuluar Ramën, duke shkruar se janë rritur çmimet, është rritur varfëria, fshatarët nuk kanë mundësi të punojnë tokat dhe ti vadisin ato pasi nuk ka kanale uji.

“Ooo Zoti kryeminister ne e kuptojme shum mire se po beni pune te mira boll por nje gje se kuptoj mire un ose ti.. varferine e ke rrit sepse po u rriten cmimet esht rrit varferia. fshataret i ke myt me buqesine tokat i kan pa punuar sepse.. veres nuk kan uje dimrit i mbyt ujti ,nuk ju del gje edhe sikur ti punojne me cmimet e larta si jan per punimin e saj edhe nqs nxjerrin pak prodhim dikush i kalbet ne are ska ku ta qoj etjer. Rrogat cop cop shum te ulta qa do bej nje familjar me 30 mi lek ne mujt do paguj taksa do ushqehet dhe shum detyrime tetjera nuk i dalin pra. per mendimin tim por edhe me gjer ti je fokusu veq te fasada ngjyrat reklamat propoganda ndonje rast dhe kerrbaqi shteteror. po nuk luftove varferine nuk ke ba asi gja per mendimin tim se po tje populli i varfer mja shtrofsh dhe me flori si hy ne pune kur ska gja ne bark . megjithate ti je me i miri asht e vertet ajo qe thu por ke pak favor nuk ke kundershtar te prsh”. /CNA.al

Komente të tjera nga postimi i Ramës: 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Shehi “injoron” Bashën/ Nuk përfaqëson bllokun opozitar, ka humbur 3 palë zgjedhje

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kreu i LZHK Dashamir Shehi ka komentuar krizën që ka kapur PD dhe sjelljet e Lulzim Bashës.

Në një intervistë televizive, Shehi u shpreh se Basha nuk përfaqëson më bllokun opozitar, pasi sipas tij ai ka humbur 3 palë zgjedhje. Për kreun e LZHK, beteja nuk është mes njëri-tjetrit, por përballja me Edi Ramën.



Protestën e 8 janarit nuk e konsideroj fare normale, si në raport me ata që vijnë me shkallë, po ashtu edhe ata që mbërthehen me trapan e fikse zjarri. E kanë mbingarkuar me simbolikë boshe, gjë që tregon një naivitet për të marrë godinën sikur të jetë kalaja e Krujës. Lulzim Basha nuk e ka inercinë për të udhëhequr bllokun opozitar, pasi ka humbur zgjedhjet 2-3 herë. Detyra jonë nuk është të godasim njëri-tjetrin, por të përballemi me Edi Ramën”, tha Shehi. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sherr me thika në Durrës/ Plagoset një person

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një i ri ka mbetur i plagosur  me thikë në Durrës. Sipas të dhënave të parë, mësohet se i riu është përfshirë në një sherr me një person tjetër, po ashtu i paidentifikuar.

Nuk dihen ende motivet e përplasjes mes dy të rinjve, teksa bëhet me dije se ata ishin nën efektin e alkoolit.



LEXO EDHE:  Rama krenohet për rezultatin pa publikuar pjesëmarrjen

Autori është ndaluar nga Policia, teksa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Gjermania përsërit përkrahjen për integrimin e Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Gjermania kërkon integrimin sa më shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Mesazhi u përsërit edhe në Tiranë nga ministrja gjermane për Evropën dhe Klimën, Anna Luhrman.

Por, a është Berlini zyrtar pro ndarjes së Tiranës dhe Shkupit?

“Kemi marrë sinjale shumë pozitive edhe nga Bullgaria në këtë kontekst dhe do të vazhdojmë të angazhohemi që ne të mund të gjejmë në një moment sa më të afërt të mundshëm edhe zgjidhjen më të përshtatshme”, tha Luhrman.

Për zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, Shqipëria pret që në 6 muajt në vijim të ulet në konferencën e parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian.



“Sot që flasim nuk ka asnjë vend anëtar i BE që të ngre një problematikë me Shqipërinë që ta pengojë në hapjen formale të negociatave”, u shpreh Ahmetaj.

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/ Rama ia mbath sërish

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/ Rama ia mbath sërish

Luhrman u shpreh se procesi i Berlinit mbetet prioritet i qeverisë së re gjermane.

“Ne përshëndesim angazhimin për bashkëpunimin rajonal mes kryetarëve të shteteve dhe qeverive të Ballkanit Perëndimor dhe e kuptojmë mjaft mirë dëshirën e tyre për të bërë para në këtë proces. Këtu është e qartë që rruga duhet të ndjek kursin e bashkëpunimit të të 6 vendeve dhe që procesi duhet të vazhdojë të jetë gjithëpërfshirës dhe i hapur për të gjithë”, tha ministrja gjermane.

Ajo vuri theksin edhe te reformat që po kryen Shqipëria për të luftuar korrupsionin dhe bëri thirrje për vijim e tyre pasi në të kundërt hapat pas do e dëmtonin vendin./euronews

LEXO TE PLOTE