LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Peshë pupël që manovrohet nga Rama”/ Lubonja “shuplakë” Bashës

2 Shtator 2018, 16:10, Aktualitet CNA
“Peshë pupël që manovrohet nga Rama”/ Lubonja

Aktivistja e njohur dhe ish-e përndjekura politike Ajtanga Lubonja, ka shprehur zhgënjimin e saj ndaj Lulzim Bashës.

Në një postim në rrjetet sociale, Ajtanga është shprehur, se kryeministri Edi Rama është aventurier dhe koha po punon për të, pasi në krahu tjetër ka një kryetar opozite ?peshë pupël?, që e manovron si do.

Ndër të tjera Ajtanga ka kritikuar opozitën, e cila sipas saj duhet të ndihmonte të varfërit dhe jo të bënte pushime luksi.

Postimi i plotë

Mendjen e kam te kthjellet! Frymarja me eshte renduar, shtypa nja 2/3 here pompen e thashe te luaj me Tomin, po sepse me del perpara fytyra e bronxuar e kryetarit te opozites Lul Bashes e syte me mbushen me lot! Per Edi Ramen e kame dhene mendimin tim( ne vlen sado pak)…e njoh mire, qe kure ishte djalosh (kam shkruar)…! Edi ishte ambicioz(ju afrua PD, po Berisha e psikollogjisi se dhe ke PD deshte te ishte ne krye…nuk e hariti dot dhe tek PS, kishte rrenje dhe e cfrytezoi per AVENTURE, se eshte aventurier…dhe ”koha ”po punon per te, sepse ka nje kryetar opozite ”peshe pupel” qe e manovron si do…paktet e tyre jane pa kthim! Prandaj, ay gishti tregues i Lulit mbi tavoline sot me gazetaret…sikur me godiste ne koke! Po presim shtatorin …do shohim! Mund te mbushen nja dy here autobuze me njerez nga gjithe Shqiperia( si gjithemone), do publikojne si protesta me e fuqishme, qe Luli po te shikoje qe shprtrat e revoltuar edhe mund te shperthejne…merr urdher nga EDI dhe e shperndan! Me dhemb shpirti qe po i shkruaj keto rradhe, po eshte nje e vertete e hidhur…OPOZITA PUSHOI MES LUKSIT NEPER BOTE, ne u perveluam nga i nxehti, me frike te ndiznim edhe freskueset nga energjia qe do na faturohet! Pse nuk provuan te ndihmojne te varfrit me ato miljonat qe i perdorin per qef! Shikoni si do gelojne TV ME PLANET LARGEPAMESE TE LULIT! /CNA.al

Lajmet e fundit nga