LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekzekutimi i Fatbardh Licit/ Flet vëllai: Shteti ka bashkëpunuar me bandat

2 Shtator 2018, 12:08, Aktualitet CNA
Ekzekutimi i Fatbardh Licit/ Flet vëllai: Shteti ka bashkëpunuar me

Paraditen e 10 gushtit në një atentat mafioz u ekzekutua vëllai i këshilltarit Bashkiak të Shkodrës Mustafa Lici, Fatbardh Lici.

Ditën e sotme në një deklaratë për mediat, Mustafa Lici ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë, duke i cilësuar ato si të lidhura me bandat kriminale, ndërsa ka theksuar se qytetarët tashmë janë të ngujuar nga shteti dhe jo nga bandat.

Lici ka bërë me dije se ditën e djeshme, pas ekzekutimit të biznesmenit në fushën e hipizmit, policia ka shkuar në shtëpinë e tij dhe i ka marrë djalin.

?Shteti po bashkëpunon me bandat kriminale. Pas vrasjes së Ferracakut kanë ardhë e kan marrë në banesë djalin 15 vjeç të ngujuar. Jemi në trysni nga bandat që kanë bërë para me lekët e krimit. Ne kemi 3 javë të ngujuar jo nga bandat po nga shteti. Për çdo vrasje po manipulohen provat. Sa ndodh ngjarje në Shkodër kapen personat e kësaj familje. Do i drejtohemi Strasburgut. Nuk ka trembin as shteti as bandat. Qëndrojmë të ngujuar se e kemi kuptuar se ky shtet po lufton ndaj nesh?- ka thënë Lici. /CNA.al

Lajmet e fundit nga