LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkodra nën pushtetin e krimit/ Nard Ndoka thirrje Ramës

1 Shtator 2018, 17:55, Aktualitet CNA
Shkodra nën pushtetin e krimit/ Nard Ndoka thirrje Ramës

Ngjarja e rëndë që tronditi Shkodrën mesditën e sotme, ku mbeti i vrarë një i ri si pasojë e sulmit me armë ka sjellë edhe reagimin e kreut të Partisë Demokristiane, Nard Ndoka.

Në një postim në rrjetet sociale, Ndoka i ka bërë thirrje kryeminsitrit Edi Rama, të qeverisë e udhëheqë popullin dhe jo të tallet me të.

Ai i ka kërkuar Kryeminsitrit të zgjohet nga gjumi dhe të shkojë në Shkodër, pasi vrasjet e njëpasnjëshme në këtë qytet janë totalisht përgjegjësi e tij.

Postimi i plotë:

Shko në Shkodër Z. Kryeministër!

Zgjohu Zoti Kryeminister,
Rendi dhe siguria nuk jane statistike numrash, por garanci dhe shpresë për të jetuar në këtë vend.

Zgjohu nga ?gjumi?, çliroju nga demagogjia; qendro në krye të shtetit, qeveris dhe mos u tall me popullin tënd, që të vetmen shpresë ka shtetin që ta mbrojë.

Ku është shteti, ku është rendi e siguria, ku është përgjegjësia e juaj si KM?

Katër vrasje me pesë viktima në Shkodër, dy persona të zhdukur, tre automjete të djegura; ende asnjë autor i dyshuar, asnjë piste hetimi, asnjë motiv, asnjë përpjekje institucionale, asnjë shpresë për familjet shkodrane.

Sa tmerr, sa turp, sa mungesë përgjegjësie e profesionalizmi, sa frikë për sot e për nesër.

Kryeministri na thotë; se po mos të kishte ndodhur ngjarja kriminale në Selenicë, do ishim më mirë se vjet!
Sa ftohtë llogjikon, sa frikshëm, sa pa përgjegjësi; krimi nuk është statistike, por jetë njeriu Z.Kryeminister.
Leri të tjerët të merren me shifrat, por merru me fenomenin kriminal në rritje, që po zhduk shpresën në këtë vend.

Shpalli luftë krimit dhe kriminelëve, atyre të rrugës dhe atyre qe i ke në parti e Kuvend, që ti ka sjell krimi aty, për të mbrojtur vetën me ?avokatët e djallit? me mandat politik.

Zgjohu Zoti Kryeminister, filloje luftën me vetën dhe të tuat si fillim, me të tjerët të merret drejtësia, por pa avokatët e djallit nëp?r këmbë, të mandatuar nga vota e krimit.

Qytetaria shkodrane vërtet nuk të don, por ky dënim është i rëndë për ta, këtë nuk do ta falin kurrë!

Kuptoje këtë situate, po ta them si mik, si deputet i zgjedhur në Shkodër pesë herë, e njoh atë qytet, më ka mandatuar ti përfaqesoj.

Por të njoh edhe ty si njeri, si Kryeminister, ndaj gjej forcë dhe kurajo; shko në Shkodër, çliroje Drejtorinë e Policisë nga interferimi i krimit dhe drejtimi i përfaqësuesve të tu politikë.

Kaq e thjeshtë është zgjidhja; por në keto kushte, sot e ke vetëm ti në dorë ta zgjidhësh, për fatin tonë të keq!

Shko në Shkodër Z.Kryeministër! /CNA.al

Lajmet e fundit nga